☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,658 ▼ -0.07% ETH $2,422 ▲ +0.24% XRP $1.3035 ▼ -0.12% SOL $104.2100 ▲ +0.09%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Kronika

Tentativë vrasjeje dhe kanosje me armë, shpallen në kërkim tre persona në Shkodër! Një nga sherret ndodhi në kalçeto

Dy raste të rënda, njëri me dyshimin për tentativë vrasjeje dhe tjetri për kanosje me armë zjarri dhe dhunë fizike, janë zbardhur nga Policia e Shkodrës.

Për ngjarjet janë identifikuar dhe shpallur në kërkim tre persona.

Sipas njoftimit të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë shpallur në kërkim një 25-vjeçar, me inicialet K. F., i dyshuar për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se më 11 tetor 2026, 25-vjeçari ka hyrë në një fushë sportive (kalçeto) në Shkodër dhe i ka drejtuar armën një 27-vjeçari, me inicialet J. U., me qëllim vrasjen e tij.

Në një tjetër rast, Policia ka shpallur në kërkim dy shtetas, F. Gj., 40 vjeç, dhe F. S., 37 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Ata dyshohen për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, të kryera në bashkëpunim.

Sipas Policisë, më 12 tetor 2026, në një lokal në Shkodër, dy personat dyshohet se kanë kanosur me armë zjarri dhe kanë goditur me grushte një 38-vjeçar, me inicialet E. Ç., duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.

Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.