☁️
Tiranë 27°C · Vranët 15 Shtator 2026
S&P 500 7,620 ▼0.48%
DOW 52,421 ▼0.29%
NASDAQ 26,186 ▼0.56%
NAFTA 103.44 ▲2.02%
ARI 4,306 ▼1.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $76,928 ▼ -0.92% ETH $2,474 ▼ -1.49% XRP $1.3978 ▲ +1.07% SOL $100.5900 ▼ -0.78%
S&P 500 7,620 ▼0.48 % DOW 52,421 ▼0.29 % NASDAQ 26,186 ▼0.56 % NAFTA 103.44 ▲2.02 % ARI 4,306 ▼1.06 % S&P 500 7,620 ▼0.48 % DOW 52,421 ▼0.29 % NASDAQ 26,186 ▼0.56 % NAFTA 103.44 ▲2.02 % ARI 4,306 ▼1.06 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
15 Sht 2026
Breaking
Kosova

Tërheqja e kandidaturës nga Sejdiu, takimi i Rrustem Mustafës me Kurtin dhe propozimi i ndonjë emri për president nga PDK – flet deputeti Përparim Gruda

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka folur sot edhe lidhur me çështjen e zgjidhjes së presidentit të Kosovës dhe takimet e deputetit të PDK-së, Rrustem Mustafa me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Gruda u deklarua edhe lidhur me tërheqjen e kandidaturës për president nga kandidati, Bekim Sejdiu.

“Ajo kandidaturë nuk ka dal si proces i negocimit ku PDK ka qenë palë, kështu që nuk kom shumë për me thanë përveç se ne kemi qenë të bindur nga fillimi se Kurti nuk e ka pas ndërmend të zgjedh president Sejdiun por vetëm të krijoj momentum të ri politik për një lojë të radhës politike”, tha ai.

Gruda tutje ka folur edhe për takimin e deputetit të PDK-së, Rrustem Mustafa me Kurtin.

“Zotëri Mustafa e ka një qëndrim personal që ju e dini. PDK nuk ka më dialog me Lëvizjen Vetëvendosje. Qëndrimet e PDK-së dihen janë të qarta, janë thënë nga kryetari i PDK-së dhe kryesia e partisë.

Gruda u pyet edhe nëse PDK do të propozojë emrin për president në rast se LVV fton për një gjë të tillë.

“Është mbyll ai proces.. dihet se është mbyll”, tha ai.

Gruda më tej theksoi se me LVV nuk kanë arritur marrëveshje.

“Ne kemi shkuar në dialog për presidentin edhe para zgjedhjeve të qershorit, edhe pas zgjedhjeve dhe nuk kemi arritur marrëveshje… Kurti i donte të gjitha pushtetet, e ne nuk mund t’ia lëmë të gjitha pushtetet një njeriu prandaj s’kemi pse vazhdojmë një dialog që është i dizajnuar për me dështu”, tha ai. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.