MaqedoniaRajoni

Tërhiqet Gruevski? Kryetari i VMRO: Ne jemi opozita

Mediat maqedonase citojnë burime të larta partiake të pohojnë se VMRO-DPMNE do të shkojë në opozitë.
Sipas tyre, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, lideri i kësaj force politike, Nikolla Gruevski u ka dhënë anëtarëve të tjerë lajmin se do të shkohet në opozitë e i ka kërkuar atyre që mbajnë poste shtetërore të mos krijojnë probleme, por të lënë vulat e institucioneve.
Njoftimi nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Të njëjtat burime pretendojnë se në mesin e mundësivë të diskutuara ka qenë edhe lidershipi i partisë, por janë përgënjeshtruar zërat për një largim të Gruevskit nga drejtimi i saj.
Një ditë më parë, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i la dhjetë ditë kohë Presidentit të mandatojë kryeministrin para se këtë ta bëjë vetë Kuvendi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button