☁️
Tiranë 15°C · Vranët 16 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.98 ▲0.47%
ARI 3,863 ▼0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
₿ CRYPTO
BTC $64,507 ▲ +0% ETH $1,813 ▲ +0.92% XRP $0.9519 ▼ -0.75% SOL $70.9400 ▲ +0.33%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.98 ▲0.47 % ARI 3,863 ▼0.6 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.98 ▲0.47 % ARI 3,863 ▼0.6 %
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
16 Nën 2026
Breaking
Kosova

Terras reagon për këngën nacionaliste serbe: Provokim ose injorancë, BE-ja t’i japë llogari Kosovës

Eurodeputeti estonez, Riho Terras, ka reaguar ashpër pas interpretimit të një kënge nacionaliste serbe me pretendime territoriale ndaj Kosovës, në prag të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Përmes një reagimi në platformën X, Terras e ka cilësuar këtë veprim si një provokim të qëllimshëm ose si rezultat të injorancës, duke e konsideruar jashtëzakonisht të papërshtatshëm dhe të pahijshëm interpretimin e një kënge të tillë në një aktivitet të BE-së.

“Interpretimi i një kënge nacionaliste serbe që pohon pretendime mbi Kosovën në një aktivitet për zgjerimin e BE-së, është një gabim jashtëzakonisht i patakt dhe pa shije”, ka shkruar Terras.

Ai ka kërkuar që Komisioni Evropian dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, t’i japin shpjegime Kosovës lidhur me këtë ngjarje.

Reagimi i Terrasit vjen pas interpretimit të muzikës së këngës nacionaliste serbe “Oj Kosova, Kosova”, gjatë mbrëmjes hapëse të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të mbajtur në Bruksel më 15 nëntor, nën udhëheqjen e komisioneres Marta Kos.

Në këtë aktivitet, ishte paraparë që Orkestra e të Rinjve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me grupin slloven “Kapobanda”, të interpretonte muzikë nga vendet e rajonit. Megjithatë, në pjesën kushtuar Kosovës u interpretua muzika e këngës “Oj Kosova, Kosova”, e njohur për mesazhet nacionaliste dhe pretendimet serbe ndaj territorit të Kosovës.

Për rastin kanë reaguar edhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës. Kryenegociatori me BE-në, Jeton Zulfaj, e ka cilësuar ngjarjen si skandaloze dhe të papranueshme, duke kërkuar nga Marta Kos shpjegime për mënyrën se si ndodhi dhe për masat që do të ndërmerren.

Ndërkaq, ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, ka kërkuar sqarim të menjëhershëm nga Komisioni Evropian për përzgjedhjen dhe miratimin e këtij repertori.

Një tjetër element që ka nxitur reagime është fakti se Kosova nuk ishte e ftuar në edicionin e dytë të Forumit të Zgjerimit të BE-së, i cili po mbahet më 15 dhe 16 nëntor në Bruksel. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.