Terroristi i New Yorkut la një letër në skenën e krimit
Terroristi që kreu sulmin e djeshëm në New York, ku humbën jetën tetë persona, uzbeku Sayfullo Saipov, ishte vozitës taksie dhe kishte shkelur me veturë 11 persona në një distancë prej 1.5 kilometrash.
Në mesin e gjërave që iu gjetën atij pas vdekjes gjendej edhe një letër e shkruar si porosi që dëshmonte qartë për lidhjet e tij me organizatën terroriste ISIS. Në mesin e flamujve dhe gjërave të tjera, 29 vjeçarit nga Uzbekistani iu gjet një letër ku thuhej ‘ISIS’i do të jetojë gjithmonë’.
Përveç kësaj, në letrën në fjalë dëshmohej me shkrim të tij besnikëria që sulmuesi kishte ndaj ISIS’it dhe se ai po vepronte si person i vetëm në këtë sulm. Mendohet se Saipov është ekstremizuar pas ardhjes në Amerikë më 2010.
Pasi shkaktoi dëme të shumta në njerëz, ai doli nga makina duke bërtitur ‘Allahu Akbar’ dhe duke mbajtur në duar dy armë të rrejshme para se të plagosej nga policia dhe të arrestohej.