☁️
Tiranë 20°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,622 ▼1.27%
DOW 52,058 ▼0.54%
NASDAQ 25,605 ▼2.21%
NAFTA 104.24 ▲2.2%
ARI 3,934 ▼2.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,774 ▼ -4.56% ETH $2,217 ▼ -4.86% XRP $1.2303 ▼ -4.78% SOL $94.4500 ▼ -6.3%
S&P 500 7,622 ▼1.27 % DOW 52,058 ▼0.54 % NASDAQ 25,605 ▼2.21 % NAFTA 104.24 ▲2.2 % ARI 3,934 ▼2.43 % S&P 500 7,622 ▼1.27 % DOW 52,058 ▼0.54 % NASDAQ 25,605 ▼2.21 % NAFTA 104.24 ▲2.2 % ARI 3,934 ▼2.43 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Kryemadhi në Dibër: Të rrisim vetëdijen kombëtare, situata në Shqipëri e vështirë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë një takimi me strukturat e LSI-së ne Peshkopi, ka bërë thirrje për zgjimin e vetëdijes kombëtare, pasi sipas saj, situata në Shqipëri është e vështirë përsa i përket gjendjes ekonomike, papunësisë në rritje dhe situatës së krimit dhe drogës në vend.

Duke foluar para strukturave të LSI-së në Peshkopi, Kryemadhi tha se votat e shqiptarëve u këmbyen me parcelat e hashashit, parate e drogës, vendet e punës dhe dhunën. “Falenderoj strukturat e LSI-së në Dibër që dyfishuan rezultatet në zgjedhjet e fundit vendore. Qarku i Dibrës ishte qarku më i dhunuar, prandaj dhe ju falenderoj sepse votat e LSI-së janë vota shprese”, tha Kryemadhi.

Duke paraqitur situatën ekonomike të vështirë ajo perdori si argument renditjen e Shqipërisë shtatë vende më poshtë sipas raportit të Bankës Botërore. “Shqipëria duhet të ishte një vend në BE, por trazicioni për 27 vite, varfëria dhe papunësia, krimi dhe droga, na kane lënë në këtë gjendje. Situata vjen e vështiresohet dhe këtë e tregon raporti i Bankës Botërore, qe e rendit Shqipërinë në shtatë vende më poshtë. Investitorët nuk e shohin një vend për të investuar, ndërsa vendet e rajonit janë të renditura më lartë”, tha Kryemadhi.

Ajo theksoi se kemi vetëm një rrugë për të zgjidhur situatën, të reagojmë dhe të zgjojmë vetëdijen kombëtare. “Ne të dielën kemi Konvetën Kombëtare të LSI-së, ku do të analizojmë situatën në vend dhe do marrim përgjegjësi. Është momenti që të zgjohemi dhe zërin tonë ta çojmë  derë më derë  dhe në të gjithë  vendin”, tha Kryemadhi në fund të fjalës së saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.