Kronika

“Tetori Gjerman 2015”, Hoffmannn: Marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera

Gjermani 2Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka hapur më 29 shtator 2015, siparin e aktiviteteve “Tetori Gjerman 2015”. Javët Gjermane të këtij viti në Shqipëri organizohen nën moton: „25 vjet ribashkim i Gjermanisë, 25 vjet transformim në Shqipëri“. Ambasadori gjerman Hellmuit Hoffmann,  në konferencën për shtyp tha se: “Ky është edicioni i 9-te i “Tetorit Gjerman”  që organizohet nga ambasada e gjermanisë. Ky është viti historik i 25 vjetorit të ribashkimit të gjermanisë dhe 25 vjetori i transformimit të Shqipërise”. Aktivitetet e “Tetorit Gjerman 2015” do të zgjasin 6 javë në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vëndit. Ato janë realizuar me partmer të shumtë. Ambasaadori gjermah Hoffmann  tha se “Programi reflekton dimensionin e gjërë të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Gjermanisë. Politikat kulturore janë pjesë e politikës së jashtme gjermane. Ne duam të bëjmë bashkë njerzit e te dyja vendeve, ti afrojmw sa më shumë ata, te nxisim dialogun, të njihen me njëri tjetrin. Në këtë konteks ambasadori Hoffman, tha se “Marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera”. “Ketij qëllimi i shërben edhe “Tetori Gjerman 2015-25 vjet ribashkim i Gjermanisë, 25 vjet transformim në Shqipëri“, tha Hoffmann. Ambasadori Hoffmann falënderoi shprehimisht partnerët dhe sponsorizuesit e shumtë, që kanë kontribuuar në realizimin e Tetorit Gjerman. Në gjashtë javët në vazhdim në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë do të zhvillohen aktivitete të ndryshme në kuadër të Tetorit Gjerman. Në fokus janë projektet ndërkufitare, që lidhin me njëra-tjetrën kulturën gjermane dhe atë shqiptare, që sjellin bashkë njerëz të kulturës nga të dy vendet.

Më pas lidhur me programin folën Christiane Wolters, Zëdhënëse për shtypin në ambasadën gjermane dhe Ornela Bego,menaxhere e Marrëdhënieve të Korporatës, Telekom Albania, një nga sponsorët kryesor të Tetorit Gjerman. “Programi, tha zonja Christiane Wolters, është i larmishëm me flma, letërsi, teatër, muzikë e balet si dhe diskutime dhe workshop-e, etj”.

Gjermani 1Kështu për shembull „Carmina Burana“ nga Carl Orff, një vepër klasike muzikore e shek. XX, e cila vjen në skenë në Tiranë në formën e një baleti. Koreografi Youri Vámos, i cili ka punuar për vite të tëra në Gjermani dhe është i mirënjohur në gjithë botën si narrator koreografik, e ka punuar këtë pjesë për disa javë me pjesëtarë të trupës së baletit të TOB. Dirigjent do të jetë  Desar Sulejmani me origjinë nga Shkodra, por që gjithashtu jeton dhe punon prej vitesh në Gjermani. Për herë të parë në Tetorin Gjerman zhvillohet projekti i një Rezidence Letrare, ku e ftuar është shkrimtarja gjermane Karen Köhler, e cila ka ngjallur entuziasmin e kritikëve dhe [Geben Sie Text ein] publikut gjerman për debutimin e saj me „Kemi zënë raketa“. Ajo do të qëndrojë në Tiranë për plot 4 javë dhe do të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme. Pjesë të programit janë gjithashtu “Klasikët” e sprovuar: kështu në Kinema Millenium do të shfaqen në katër mbrëmje filma të suksesshëm gjermanë të viteve të shkuara me titra në shqip: „Goodbye, Lenin“, „Barbara“, „Fack ju Göhte“ dhe „Motrat, që dashurova“. Dhe nisur nga suksesi i konsiderueshëm do të rishfaqet pjesa teatrale „Pse e vodhëm makinën“ („Çiku“), i sjellë në skenë për herë të parë në gjuhën shqipe në muajin qershor prej regjisorit Stefan Neugebauer-kjo pjesë do të shfaqet edhe shtatë herë të tjera.

Më 9 tetor, në Ditën e Informacionit me moton “Gjermanisht erfrischt” do të informoheni rreth bursave dhe praktikave të ndryshme në Gjermani, ndërsa në konferencën me temë „Most Needed Professions“ në fillim të nëntorit do të flitet për ndërthurjen mes arsimit dhe tregut të punës në Shqipëri. Krahas kësaj ka projekte të ndryshme, të cilat trajtojnë në mënyrë të veçantë moton e këtij Tetori Gjerman-si p.sh. forumi i diskutimit „Breshëri në kokë“, me karikatura politike, apo konkursi i ideve „Born in the 90ies-Explore the past, create the future!“.

Gjermani 3Ornela Bego, Menaxhere e Marrëdhënieve të Korporatës, Telekom Albania, një nga sponsorët e Tetorit Gjerman, tha se. “Aktivitetet e shumta të “Tetorit Gjerman 2015” janë një urë komunikimi mes dy vendeve tona. Këto aktivitete do të gjallërojnë jetën kulturore edhe në qytete të tjera të vëndit,  ku duhet thënë se në këtë aspekt ka një varfëri.  Ky model i përsosur bashkëpunimi mund të shtrihet edhe në fusha të tjera. Telekom Albania, si pjesë e Grupit Deutsche Telekom, ka sjellë përvojën më të mirë gjermane në sektorin ku shtrin aktivitetin, si edhe ka mbështetur vazhdimisht projekte për progresin e kulturës dhe shoqërisë. Javët e kulturës gjermane në Shqipëri janë një mundësi e shkëlqyer për të përjetuar vlerat e përbashkëta mes nesh dhe Telekom Albania ndihet i vlerësuar që kontribuon në këtë shkëmbim kulturor”.

Aktivitetet kanë filluar dje në darkë me koncertin e dhënë në Akademinë e Arteve: Joshja e kitarës nga dueti Amadeus Gujtar i Konzert Faszination Citarre-Das Amadeues Citarren-Duo. Në datat 4, 7 dhe 8 tetor do të ipet baleti “Carmina Burana” me muzikë të Carl Orff (1895–1982), në Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, etj.

Ded Kola

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button