☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kosova

Thaçi: Kosova nuk ndahet, edhe Serbia e di këtë! Specialja, kosto e lirisë

Pas lëkundjeve të fundit të autoriteteve zyrtare mbi Gjykatën Speciale në Kosovë, apo shënimin e kufirit me Malin e Zi, duket se gjërat hynë në rrugë të mbarë, ndërsa Kosova po kremton 10-vjetorin e Pavarësisë.
Presidenti Hashim Thaçi tha ne nje intervistë eksklusive për Top Channel se marrëveshja për demarkacionin i hap rrugën lëvizjes së lirë në hapësirën Shengen.

Kosova angazhohet për plotësim të detyrimeve të tjera të BE-së dhe Thaçi ka një kërkesë të drejtpërdrejt për Zhan Klod Junker, Presidentin e Komisionit Europian.

“Junkerit do t’i kërkojmë atë qe kemi diskutuar edhe më herët që të përshpejtohet procesi i integrimit për Kosovën dhe mundësia më e miëe do të ishte integrimi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perendimor në të njëjtën kohë”, deklaron Presidenti i Kosovës.

Thaçi thotë se nuk ka asnjë mundësi për ndarjen e Kosovës. Madje, sipas tij, këtë e pranon edhe Serbia, ndonëse jo publikisht.

“Nuk do të ketë autonomi! Nuk do të ketë ndarje! Nuk do të ketë shkëmbim të territoreve. Kosova është vend unik me integritet territorial të respektuar e miratuar ndërkombëtarisht. Në një formë, a në një tjetër Serbia e ka pranuar Kosovën. Unë jam takuar me liderët serbë dhe e di se ata e dinë se ky është vend sovran dhe ky proces është i pakthyeshëm, por askush prej tyre nuk e ka guximin ta thotë publikisht. Pa njohjen e Kosovës Serbia nuk mund të integrohet në BE, sikurse Kosova duhet t’i kryejë obligimet e veta karshi fqinjëve të vet”, vijon ai.

Por në raport me Serbinë Presidenti Thaçi mendon se Kosovës, e cila ka kaluar në procedurat e Gjykatësë së Hagës në mënyrë vullnetare, po i bëhet padrejtësi me Gjykatën Speciale. Sidoqoftë Thaçi deklaron se Gjykata Speciale nuk do të shfuqizohet pasi për Kosovën prevalon partneriteti me SHBA dhe BE.

“Jemi të vetëdijshëm se na imponohet edhe pagimi një çmimi për lirinë e vendit, gjë që Kosova është e gatshme. Secili qytetar sot në Kosovë pyet pse nuk u dënua askush në Serbi për vrasjen e 13 mijë civilëve shqiptarë të Kosovës? Pse nuk u dënua askush në Serbi për dhunimin e 20 mijë grave të Kosovës? Pse askush nuk u dënua për kryerjen sistematike të 400 masakrave kundër shqiptarëve në Kosovë? Pse askush në Beograd nuk u dënua për dëbimin e 1 milion qytetarëve kosovare dhe tani del një raport krejt i rrejshëm, saqë na vendosin në një pozitë sikur shqiptarët kanë sulmuar dikë. Ne jemi mbrojtur, kemi zhvilluar luftë për ekzistencën tonë nacionale”, shton ai.

Presidentin Thaçi, kryeministrin Haradinaj, kreun e vetëvendosjes Albin Kurti, politikanë dhe analistë nga Prishtina dhe Tirana do t’i ndiqni sonte në “Ekskluzive” në Top Channel, ku flasin për arritjet e 10 viteve pavarësi dhe sfidat e forta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.