☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 102.47 ▲0.7%
ARI 4,006 ▼0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,879 ▼ -0.45% ETH $2,314 ▼ -0.54% XRP $1.3000 ▲ +0.96% SOL $99.9500 ▼ -1.11%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 102.47 ▲0.7 % ARI 4,006 ▼0.8 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 102.47 ▲0.7 % ARI 4,006 ▼0.8 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Thaçi tregon detaje nga takimi: U thamë serbëve se trenat nuk ua presim me lule

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sapo përfundoi takimi Kosovë-Serbi në Bruksel ka thënë se në këtë takim, është kërkuar nga Bashkimi Europian që të jetë i qartë në raport me Serbinë, për mos lejimin e cenimit të territorit të Kosovës.

“Kemi potencuar se jemi për dialog, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin e shteteve përkatëse, kemi bërë të qartë që do të respektojmë Kushtetutën dhe ligjet tona. Kosova ka zot shtëpie”.

“Kemi potencuar shumë qartë që e ardhmja e të dyja vendeve është e ardhmja europiane por jo me politika Millosheviqit nga ana e Serbisë”, ka thënë Thaçi në Ora e Fundit në Klan Kosova.
Presidenti ka treguar edhe pikat që janë diskutuar në këtë takim.

“Është kërkuar që në asnjë rrethanë, Serbia të mos e përsërit gabimin e trenit, kemi njoftuar qartë se Kosova nuk do t’i presë më lule mesazhet e tilla por do t’i përgjigjet me ligj dhe Kushtetutë”.

“Kemi potencuar edhe çështjen e murit, muri duhet të rrënohet në tërësi”.

“Kemi diskutuar edhe për hapat e mëtutjeshëm të mundësisë së vazhdimit të dialogut dhe të normalizimit të plotë të marrëdhënieve”.

Ai ka thënë se në këtë takim mes palës serbe dhe kosovare, janë përmendur edhe fletëarrestet e Serbisë, që në bazë të njërit prej tyre edhe Ramush Haradinaj është ndaluar në Francë.

“Kemi kërkuar nga BE që të bëjë presion më të fuqishëm në raport me Beogradin që ato fletëarreste të tërhiqen sepse Serbia nuk ka juridiksion mbi shtetin e Kosovës”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.