☁️
Tiranë 18°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.73 ▼1.02%
ARI 4,038 ▼0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,207 ▼ -1.62% ETH $2,322 ▼ -2.12% XRP $1.2911 ▼ -3.01% SOL $100.2000 ▼ -2.64%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.73 ▼1.02 % ARI 4,038 ▼0.34 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.73 ▼1.02 % ARI 4,038 ▼0.34 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

Thaçit e Veselit u vazhdohet paraburgimi

Gjykata Speciale ka marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit për ish-presidentin Hashim Thaçi, dhe ish-kryeparlamentarin, Kadri Veseli.

Vendimi është marrë nga gjykatësi Charles L.Smith, i cili ka arritur në përfundim se është i pamjaftueshëm argumenti i Prokurorisë se Thaçi dhe Veseli “mund të arratisen nga drejtësia” nëse lihen të mbrohen në liri, por që ata mund ta pengojnë mbarëvajtjen e procedurave.

Paneli ka konstatuar se “ekziston një rrezik i mjaftueshëm që z. Thaçi të pengojë mbarëvajtjen e procedurave të DHS” dhe ai mund të kryejë “krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova”, thuhet ndër tjerash në vendim.

Edhe në vendimin për Veselin, thuhet se “Paneli është i bindur se ekziston rrezik se z. Veseli do të pengonte mbarëvajtjen e procedurave të DHS dhe se do të kryente krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova në këtë rast dhe/ose duhet të paraqiten”.

Në parashtresën e publikuar thuhet se mbrojtja ka mundësi ta apelojë vendimin jo më larg sesa 4 janari i vitit të ardhshëm. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.