Kronika

Thellohet skandali, policia del jashtë, ne loje futet ushtria

Është thelluar skandali në News24. Pasi kanë qëndruar më shumë se 16 orë brenda ambienteve, policia ka dalë jashtë duke i lënë vendin ushtrisë,

Gjatë ditës nën drejtimin e Ardi Veliut, administratorit të shoqërisë KAYO, policia rrethoi ambienti e News24, ndërkohë që është ndërprerë sinjali i transmetimit te TV News24, Panorama TV, po ashtu dhe gazetarët e janë nxjerrë jashtë forcërisht.

Image

Pas disa orësh uzurpim të ambienteve të mediave në Focus Media News dhe Panorama Group, Policia e Shtetit është tërhequr nga ambienti i brendshëm i godinave të mediave.

Godinat dhe ambientet e brendshme janë ‘pushtuar’ tashme nga Policia e Ushtarake, ndërkohë televizioni vazhdon të jetë me sinjal të fikur, pasi i gjithë stafi, tekniket, kameramanët, gazetarët dhe drejtuesit e mediave nuk lejohet të futen në godinë.

Për këtë ngjarje të rëndë kanë reaguar organizatat e mbrojtjes së mediave, faktori politik dhe ekspertë të njohjes së ligjit, por situata mbetet totalisht e bllokuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button