KIEV – Zelensky: Ukraina gati të ndërpresë sulmet ndaj rafinerive ruse, nëse Moska ndalon goditjet ndaj infrastrukturës energjetike
Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Zelensky theksoi se çdo masë për uljen e tensioneve duhet të jetë reciproke dhe e shoqëruar me garanci konkrete.
“Ukraina do të jetë e gatshme të ndërpresë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, nëse Rusia ndalon goditjet ndaj infrastrukturës sonë energjetike. Çdo masë për uljen e tensioneve duhet të jetë reciproke dhe e mbështetur nga garanci konkrete”, u shpreh Zelensky.
Kreu i shtetit ukrainas akuzoi Rusinë si përgjegjëse për luftën në Evropë, duke theksuar se sulmet ndaj infrastrukturës energjetike mund të ndalen menjëherë, nëse Moska vendos ta bëjë këtë.
Deklarata e Zelenskyt vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, kritikoi udhëheqësin ukrainas për sulmet ndaj infrastrukturës së naftës në Rusi, duke deklaruar se ai “është më mirë të ndalojë”.
Propozimi i Kievit për ndërprerjen e sulmeve ndaj rafinerive ruse lidhet kështu me kushtin që Rusia të ndalojë goditjet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.