☁️
Tiranë 8°C · Vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,645 ▼ -0.23% ETH $2,227 ▼ -0.07% XRP $1.1543 ▼ -2% SOL $88.9100 ▼ -1.12%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Sporti

“Tifozët na kërkonin të fitonim derbin”, Dabulla: Me pak zemër kjo Tiranë mund të fitojë përballë Partizanit

Ish-mbrojtësi i Tiranës, Rezart Dabulla, ka dhënë një intervistë për RTSH Sport në lidhje me derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, përballje që do të luhet ditën e shtunë në orën 19:00 dhe do të transmetohet në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Dabulla deklaron se Tirana vuan në mbrojtje, ndërsa thekson se në të shkuarën e tij derbet e humbura i ka patur me pikatore.

“Është një ndeshje e rëndësishme për të dyja skuadrat, edhe Partizani lufton për të kapur Final-Four, por kuptohet që është më e rëndësishme për Tiranën që rrezikon të dalë nga kategoria. Një nga repartet që ka probleme Tirana është mbrojtja, ka bërë shumë gabime këtë vit, shpresoj që ndaj Partizanit mos të shfaqin ato gabime, kanë shumë gjëra për të përmirësuar.

Po të humbasë Tirana, do të jetë kandidate kryesore së bashku me Flamurtarin për rënien nga kategoria, të paktën mos të humbasë derbin, të marrë maksimumin, do të jetë e vështirë, por me pak zemër mund ta fitojë derbin.

Derbet e së shkuarës? Nuk humbnim kaq shumë sa po humb Tirana e këtyre viteve, unë mbaj mend gjithë karrierën time te Tirana prej 13 vitesh, unë derbet e humbura i numëroj me gishtat e njërës dorë, nuk janë më shumë se pesë.

Tifozët na kërkonin fitoni derbin, nuk duam kampionatin, ka patur tifozë më shumë sesa sot, kjo edhe për faj të klubit të Tiranës që nuk ka mundur të bëjë një ekip cilësor për të mbushur stadiumin, duhet të kënaqemi me kaq sa kemi”, ka thënë mes të tjerash Dabulla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.