☁️
Tiranë 16°C · Vranët 09 April 2026
S&P 500 6,763 ▼0.29%
DOW 47,765 ▼0.3%
NASDAQ 22,532 ▼0.45%
NAFTA 101.40 ▲7.4%
ARI 4,797 ▲0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $70,658 ▼ -0.46% ETH $2,163 ▼ -1.94% XRP $1.3233 ▼ -2.3% SOL $81.5900 ▼ -1.44%
S&P 500 6,763 ▼0.29 % DOW 47,765 ▼0.3 % NASDAQ 22,532 ▼0.45 % NAFTA 101.40 ▲7.4 % ARI 4,797 ▲0.41 % S&P 500 6,763 ▼0.29 % DOW 47,765 ▼0.3 % NASDAQ 22,532 ▼0.45 % NAFTA 101.40 ▲7.4 % ARI 4,797 ▲0.41 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Tiranë, dy fëmijë plagosen nga shpërthimi në rrethana misterioze

Një shpërthim për arsye akoma të paqarta ka ndodhur një ditë më parë në breg të lumit afër Institutit Bujqësor të Kamzës, ku kanë mbetur të plagosur dy fëmijë, njëri 17 vjeç dhe tjetri 12, por për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas një njoftimi për shtyp të Policisë së Tiranës, ditën e djeshme, rreth orës 18:30, në breg të lumit, afër Institutit Buqësor, disa fëmijë kanë ndezur një zjarr duke përdorur mbeturina, ku si pasojë e ndezjes së mbeturinave, është krijuar një shpërthim, i cili ka sjellë plagosjen e A.T., 17 vjeç, banues në Tiranë dhe A. K., 12 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet policore si dhe grupi hetimor ku nga këqyrja e vendit të ngjarjes, rezulton se dy personat e plagosur kanë ndezur disa mbeturina të hedhura në bregun e lumit ku për pasojë ka ndodhur një  shpërthim për shkaqe  ende të paqarta.

“Si pasojë e shpërthimit  janë plagosur lehtë shtetasit A. T. dhe A. K. të cilët morën mjekimin në Spitalin Ushtarak. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes”, – përfundon deklarata e Policisë së Tiranës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.