Tiranë, hodhi molotov në drejtim të policisë gjatë protestës, arrestohet 18-vjeçari (VIDEO)
Një 18-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka hedhur një koktej molotov në drejtim të punonjësve të Policisë gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme në kryeqytet.
Në pranga ka rënë shtetasi Andrea Qorraj, i cili u identifikua pas veprimeve hetimore të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4.
Sipas njoftimit zyrtar, i riu dyshohet se pranë ish-hotel “Dajti” ka hedhur një koktej molotov në drejtim të efektivëve të Policisë që ishin të angazhuar me shërbim, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e tyre.
Në lidhje me këtë ngjarje, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, mbetur në tentativë, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse”, “Shkatërrimi i pronës”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.
Hetimet për dokumentimin e plotë të akteve të dhunshme gjatë protestës vijojnë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.