Ekonomia

Deutsche Telekom ofron matësit inteligjentë të energjisë elektrike

Gjermania do të marrë në dorë matjen dhe faturimin e energjisë elektrike në Shqipëri. Projekti i Deutsche Telekom për vendosjen e matësve inteligjentë u be i ditur dje  nga Kryeministri Edi Rama, në takimin e organizuar nga OSHEE “Rimëkëmbja energjetike”.

iib-ami Deutsche Telekom, një nga grupet më të mëdha botërore, nëpërmjet grupit të vet TI-systems, i ka bërë qeverisë shqiptare një ofertë për të krijuar një bashkëpunim, duke filluar me një projekt pilot. Projekti pilot do krijojë mundësinë të kuptojmë efektshmërinë e matësve në disa zona të ndryshme. Janë përcaktuar nga kompania zonat e projektit, që janë Alliasi, Bathorja, Autostrada, Tregu, rruga “5 Maji”, qe janë zona me natyra të ndryshme, për të dhënë të gjithë elementët. Aparati smart, që do të vendoset në shtëpitë dhe bizneset në Shqipëri, sipas burimeve nga OSHEE-ja, është i tipit “IIB AMI”, një pajisje elektronike që regjistron në kohë reale dhe raporton konsumin e energjisë elektrike në intervale, të cilat i cakton operatori (p.sh. çdo një orë), duke mundësuar monitorimin dhe faturimin. Këto aparate kanë komunikim të dyanshëm (marrje- dhënie) me sistemin qendror. Aparatet e sistemit AMI përfshijnë reagimin në kohë reale, njoftimin e ndërprerjeve të energjisë, si dhe monitorimin e cilësisë së rrymës. Në Shqipëri, këto aparate do të komunikojnë përmes teknologjisë celulare me drejtoritë rajonale të OSHEE-së dhe me klientët, të cilët do të mund të parapaguajnë energjinë. Qeveria shprehet se kosto e vendosjes së matësave nuk do të faturohet tek qyetari. Sistemi inteligjent, i quajtur AMI (Advanced Metering Infrastructure), realizon matjen dhe transmetimin e të dhënave në kohë reale, informacion për cilësinë e energjisë (ngarkesa, tensioni etj.), ndërprerjen dhe rilidhjen e energjisë në distancë, komunikimin në dy drejtime për në qendrën ku ndodhet sistemi i faturimit dhe opsione të tjera që janë në dëshirën e klientit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button