Kronika

Tiranë, tritol në dyqan. Një grua, dy herë shënjestër

Bruna Aliaj, pronarja e dyqanit të rrobave pranë tregut elektrik në Tiranë, e gjeti sasinë e ekplozivit në hyrje të biznesit rreth orës 9 e 30 minuta të mëngjesit të së mërkurës.
Ajo lajmëroi menjëherë policinë, ndërsa në vendngjarje mbërritën edhe forcat xheniere. Kallëpi i tritolit me fitil përcjellës ishte vendosur në derën e dyqanit, por fatmirësisht nuk ishte ndezur për të reailuzar shpërthimin. Hetuesit dyshojnë se qëllimi i autorit ka qenë vetëm kërcënimi i pronares së butikut, për të cilën është rasti i dytë që sulmohet me tritol në harkun kohor të 6 muajve.
Më 1 maj të këtij viti, në automjetin e saj tip Smart që ishte parkuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme, shpërtheu një sasi tritoli prej 100 gramësh.
Gruaja rreth të pesëdhjetave kishte parkuar makinën e saj si çdo herë tjetër poshtë pallatit ku jetonte e vetme, pasi prej kohësh ishte e divorcuar. E pyetur në polici në atë kohë, Aliaj rrëfeu se nuk ka konflikte me njeri, përveç atyre që kishte pasur kohë më parë më bashkëshortin, gjë që i çoi edhe drejt divorcit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button