Kronika
Tiranë, vetëhelmohet 20-vjeçarja nga Fieri
Një 20-vjeçare nga Fieri, e cila studidonte në Tiranë, i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Qytetin Studenti mbrëmjen e së martës, në një nga godinat e konvikteve në kryeqytet. Sipas burimeve nga policia, Ana Doko është vetëhelmuar duke gëlltitur 4 kokrra fostoksinë për arsye ende të paqarta.
Dyshimet e para janë që studentja e ka kryer veprimin në kushtet e gjendjes së rënduar depresive, ndërsa në pyetje po merren familjarët e saj.