🌤️
Tiranë 37°C · Kryesisht kthjellët 31 July 2026
S&P 500 7,425 ▼0.17%
DOW 52,139 ▼0.13%
NASDAQ 25,119 ▼0.01%
NAFTA 85.36 ▲2.12%
ARI 4,085 ▼1.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
₿ CRYPTO
BTC $62,960 ▼ -2.94% ETH $1,860 ▼ -3.32% XRP $1.0651 ▼ -1.84% SOL $73.1200 ▼ -1.91%
S&P 500 7,425 ▼0.17 % DOW 52,139 ▼0.13 % NASDAQ 25,119 ▼0.01 % NAFTA 85.36 ▲2.12 % ARI 4,085 ▼1.82 % S&P 500 7,425 ▼0.17 % DOW 52,139 ▼0.13 % NASDAQ 25,119 ▼0.01 % NAFTA 85.36 ▲2.12 % ARI 4,085 ▼1.82 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
31 Jul 2026
Breaking
Sporti

Todoroski mbyll sezonin, Flamurtari me mungesë të rëndësishme ndaj Dinamos

https://omg10.com/4/11463930

Flamurtari merr një lajm aspak pozitiv në prag të përballjes së rëndësishme ndaj Dinamos në Vlorë. Mbrojtësi maqedonas Todor Todoroski ka mbyllur para kohe sezonin, pas dëmtimit të rëndë të pësuar në sfidën ndaj Egnatia. Sipas burimeve të “Panorama Sport”, futbollisti ka pësuar këputje të ligamentit kryqëzor anterior në gju, një nga dëmtimet më serioze […]

Flamurtari merr një lajm aspak pozitiv në prag të përballjes së rëndësishme ndaj Dinamos në Vlorë. Mbrojtësi maqedonas Todor Todoroski ka mbyllur para kohe sezonin, pas dëmtimit të rëndë të pësuar në sfidën ndaj Egnatia.

Sipas burimeve të “Panorama Sport”, futbollisti ka pësuar këputje të ligamentit kryqëzor anterior në gju, një nga dëmtimet më serioze për një sportist. Lloji i dëmtimit lidhet drejtpërdrejt me intensitetin e traumës dhe pritet të konfirmohet përfundimisht pas ekzaminimeve të detajuara me rezonancë magnetike.

Gjithsesi, diagnoza paraprake ka qenë e mjaftueshme për të përcaktuar se sezoni i Todoroskit ka përfunduar, ndërsa ndërhyrja kirurgjikale shihet si e pashmangshme. Momenti i dëmtimit erdhi në minutën e 19-të të ndeshjes kundër Egnatias, kur loja u ndërpre për disa minuta. Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë dhe pasi konstatoi pamundësinë e lojtarit për të vijuar, kërkoi zëvendësimin e tij. Todoroski u largua nga fusha me barelë, mes shqetësimit të stafit dhe tifozëve, ndërsa në vend të tij u aktivizua Rramani.

DINAMO DHE OBJEKTIVI – Pavarësisht kësaj goditjeje, në kampin kuqezi fokusi mbetet i pandryshuar: fitorja ndaj Dinamos. Drejtuesit e klubit kanë qenë të prerë me stafin teknik, duke kërkuar vetëm tri pikët nga kjo përballje. Presidenti Sinan Idrizi nuk ka kursyer motivimin financiar për skuadrën, duke vendosur një premio të veçantë për këtë ndeshje, shuma e së cilës është mbajtur surprizë. Në funksion të përgatitjes dhe për të shmangur presionin e ambientit, skuadra është grumbulluar në një resort pranë Orikumit, ku do të qëndrojë deri në orët e fundit para sfidës.

MBËSHTETJA E TIFOZËVE- Mësohet se pritet një prani e konsiderueshme tifozësh në stadiumin e Vlorës. Klubi ka bërë thirrje të hapur për mbështetje, duke theksuar se “në orën 19:00 të gjitha rrugët të çojnë në stadiumin ‘Flamurtari’”. Interesi është i lartë dhe çmimet e biletave janë bërë publike: 1500 lekë për tribunën qendrore, 300 lekë për tribunat A, B dhe C, si dhe 500 lekë për tribunën D të miqve. Në një moment delikat të sezonit, Flamurtari kërkon reagim në fushë dhe mbështetje maksimale nga shkallët, për të kaluar një pengesë të rëndësishme si Dinamo dhe pa një nga titullarët e tij në mbrojtje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.