☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 07 Tetor 2026
S&P 500 7,803 ▼0.21%
DOW 51,231 ▼0.56%
NASDAQ 27,499 ▼0.37%
NAFTA 88.31 ▼1.26%
ARI 4,143 ▼1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
₿ CRYPTO
BTC $83,172 ▼ -2.81% ETH $2,549 ▼ -5.42% XRP $1.4190 ▼ -5.55% SOL $116.3400 ▼ -3.44%
S&P 500 7,803 ▼0.21 % DOW 51,231 ▼0.56 % NASDAQ 27,499 ▼0.37 % NAFTA 88.31 ▼1.26 % ARI 4,143 ▼1.05 % S&P 500 7,803 ▼0.21 % DOW 51,231 ▼0.56 % NASDAQ 27,499 ▼0.37 % NAFTA 88.31 ▼1.26 % ARI 4,143 ▼1.05 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
07 Tet 2026
Breaking
Arte

Tradita, ritmet dhe emocionet u ndërthurën në FFTK të Lojërave Popullore dhe Riteve në Burrel

Burreli u kthye për dy ditë në një festë të gjallë tradite, ku lojërat popullore, ritet, zakonet, muzika dhe vallet folklorike sollën emocione, energji dhe ngjyra në çdo cep të qytetit. Artistë nga treva të ndryshme të Shqipërisë sollën në skenë kostume tradicionale, interpretime autentike dhe atmosferën e bukur të trashëgimisë sonë kulturore jomateriale, duke krijuar momente që u duartrokitën nga publiku gjatë gjithë festivali.

Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale ka ndarë pamje të festivalit në faqen e saj, duke pohuar se solli dhe energjinë e artistëve nga treva të ndryshme të Shqipërisë. “Traditë, ritëm dhe emocione u ndërthurën në Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar të Lojërave Popullore dhe Riteve. Nga loja te riti, nga skena te duartrokitjet e publikut, festivali solli atmosferën e gjallë të trashëgimisë sonë kulturore jomateriale dhe energjinë e artistëve nga treva të ndryshme të Shqipërisë”, thuhet nga Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale. Festivali nuk kishte vetëm lojëra dhe rite, por QKVT shprehet se u zhvilluan dhe edhe aktivitete edukative, që afruan fëmijët me trashëgiminë kulturore jomateriale. “Për dy ditë me radhë, Burreli u mbush me ngjyra dhe buzëqeshje, ku fëmijët e përjetuan traditën si një eksperiencë të gjallë dhe krijuese”, thuhet nga kjo qendër.

Në kuadër të programit “Edukimi përmes kulturës”, u zhvillua workshop-i “Ngjyros traditën”, duke i njohur ata me elementë të kësaj trashëgimie përmes ngjyrosjes. QKVT shprehet se punimet e fëmijëve pasqyruan interpretime të veçanta, duke krijuar një lidhje të natyrshme me identitetin kulturor. Festivali u zhvillua më 1 dhe 2 maj dhe këtë vit shënoi edicionin e tretë të tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.