🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.20 ▼1.04%
ARI 4,138 ▲1.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,650 ▲ +3.27% ETH $2,428 ▲ +5.59% XRP $1.3113 ▲ +2.97% SOL $96.1700 ▲ +3.44%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.20 ▼1.04 % ARI 4,138 ▲1.59 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.20 ▼1.04 % ARI 4,138 ▲1.59 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

Tragjedi në liqenin e Pogradecit, mbytet një 32-vjeçar! Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit

Një ngjarje e rëndë është shënuar në liqenin e Pogradecit këtë të hënë, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën, pasi është mbytur në ujë.

Sipas të dhënave paraprake, 32-vjeçari ndodhej në një varkë rreth 150 metra larg bregut të liqenit, teksa po kalonte kohë në ujë.

Në rrethana ende të paqarta, ai është hedhur nga varka në liqen për t’u larë, por pak çaste më pas ka pasur probleme dhe është mbytur.

Menjëherë pas ngjarjes janë njoftuar shërbimet e emergjencës, ndërsa vijojnë kërkimet për nxjerrjen e trupit nga ujërat e liqenit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sipas raportimeve, kanë qenë tre persona me varkë pedalinë dhe, duke luajtur me njëri-tjetrin, 32-vjeçari ka rënë në ujë. Nga trembja dhe fakti që nuk dinte të notonte mirë, është mbytur. Shokët nuk kanë mundur t’i japin ndihmën e parë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.