Rajoni

Transparensy International: Bullgaria është shteti më i korruptuar në BE

bbbbIndeksi i perceptimit të korrupsionit të Transparensy International e radhiti Bullgarinë në vendin e 69 për nga korrupsioni  mes 168 shteteve në botë. Sipas raportit vjetor për vitin 2015 të organizatës ndërkombëtare vendi ynë zë pozitën e qëndrueshme në fund të klasifikimit të BE që nga viti 2012.  Diçka më tepër, ndryshe nga shtetet e tjera, ku tendencat me gjithë se edhe me pak shkojnë lart, tek ne treguesit janë negative. Indeksi mat nivelin e korrupsionit politik dhe administrativ  në vendin e caktuar ashtu siç e konsiderojnë përfaqësuesit e biznesit, analizuesit nga mbarë bota, përfshi ekspertët e anketuar nga shtetet e  studiuara. Vlerat e indeksit janë nga 100 – niveli më i ulët i korrupsionit, deri në 0 – niveli më i lartë.

bbbbbVanja Nusheva, Drejtore programore e Asociacionit “Transparencë pa kufij” komenton vlerësimin për Bullgarinë:

Bullgaria zë  vendin  e fundit të 28 mes shteteve të BE me indeks prej 41 pikash. Vlera mesatare e indeksit në bashkim është 65 pika. Kjo tregon, se Bullgaria mbetet shumë prapa shteteve të tjera të BE. Diçka më tepër, në sfondin e tendencës së përgjithshme pozitive, e cila vihet re tek po thuaj të gjitha shtetet, Bullgaria  dhe Hungaria janë të vetmet vende  të BE, ku vlerat e indeksit ulen në krahasim me vitin e kaluar. Vlera mesatare e indeksit të shteteve anëtare, qe i janë aderuar BE pas vitit 2004, është 55 pika. Këtu përsëri Bullgaria dhe Hungaria bëjnë përjashtim negativ, ndryshe nga Çekia dhe Estonia. Njeri prej efekteve të rëndësishme pozitive nga përdorimi i indeksit të perceptimit të korrupsionit është mundësia të bëhen  krahasime gjatë viteve. Nëse para tre vjetëve Bullgaria, Italia, Rumania dhe Greqia e ndanin vendin e fundit në klasifikim, gjatë dy vjetëve të fundit  vihet re tendencë pozitive si për Italinë, ashtu edhe për Rumaninë dhe Greqinë.

Korrupsioni shfaqet në të gjitha nivelet e pushtetit, më shqetësues është në sistemin e gjyqësorit. Çfarë nuk arritëm të bënim, që të mbetemi shteti më i korruptuar në BE, sipas Vanja Nushevës.

Në qoftë se  do t’i bëjmë një pasqyrë raportit të KE, mund të shohim komponentët që mungojnë në politikën për luftë kundër korrupsionit, adekuate me problemet e shoqërisë sonë. Në kuadrin e sistemit gjyqësor janë treguar saktë administrimi jo efektiv nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, hetimi jo efektiv i krimeve të korrupsionit, i krimeve të bërë nga persona në poste të larta të shtetit. Nëse flasim për përgjegjësinë e pushtetit ekzekutiv dhe ligjvënës, këtu duhet të kërkojmë përgjigje pyetjes – kur do të miratohet ligji kundër korrupsionit dhe a do të zbatohet ai  në mënyrë efektive.  Çfarë masa ndërmerren në sferën e prokurimeve publike. Problemet e  përvijuara në raportin e fundit të KE tregojnë nevojën e veprimeve të organizuara sistematike për një administrim më efektiv dhe me përgjegjësi në të gjitha sferat e shoqërisë.

Për fat të keq, jemi larg të gjitha standardeve të shteteve që janë në krye të klasifikimit: Danimarka, Finlanda dhe Suedia. Ja se çfarë masa rekomandon Vanja Nusheva për luftën kundër korrupsioni:

Është e nevojshme të mobilizohet energjia e institucioneve nga tre pushtetet – ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor, për ndërmarrjen e veprimeve konkrete për qeverisjen më efektive. Raporti i KE gjatë këtij viti përmban shumë rekomandime konkrete. Ato mund të lexohen si një program specifik për arritjen e përparimit në këtë sferë. Duhet të heqim dorë nga qëndrimi formal dhe nga ai i  imitimit të reformave. Kjo do të thotë, se kur bëjmë ndryshime në legjislacion, ato të jenë të rëndësishme, t’u japin përgjigje  problemeve, që janë konstatuar. Atëherë, kur do t’i kemi rregullat, ato duhet të jenë të detyrueshme për të gjithë dhe të zbatohen nga të gjithë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button