☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,899 ▲ +0.22% ETH $2,684 ▼ -0.04% XRP $1.4906 ▼ -0.61% SOL $119.8100 ▲ +0.09%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
Arte

Trashëgimia kulturore e Beratit dhe Gjirokastrës, në konferencën ndërkombëtare në Mostar

Trashëgimia kulturore, ndërhyrjet restauruese, projektet infrastrukturore dhe zhvillimi i ofertës kulturore ishin disa nga temat kryesore të diskutimeve në konferencën ndërkombëtare, që u zhvillua muajin e kaluar në Mostar. Nga vendi ynë, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër dhe Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat morën pjesë në konferencën ndërkombëtare “UNESCO Creative and World Heritage Cities: Towards Integrated Strategies for Sustainable Cultural Tourism Management”, e zhvilluar më 27-28 prill 2026 në Mostar, Bosnje dhe Hercegovinë.

DRTK Gjirokastër shprehet se në kuadër të këtij eventi u prezantua tema “Historic Centres of Berat and Gjirokastra – Financing Preservation and Growth: Sustainable Models and Investment Strategies”, duke sjellë në vëmendje modelin e menaxhimit të integruar të trashëgimisë për të dy qytetet, pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

“Prezantimi u fokusua në investimet strategjike, projektet infrastrukturore, ndërhyrjet restauruese dhe zhvillimin e ofertës kulturore, si dhe ndikimin e tyre në rritjen e turizmit dhe zhvillimin ekonomik lokal. Përmes këtij prezantimi u theksua rëndësia e një qasjeje të integruar që ndërthur ruajtjen e trashëgimisë me zhvillimin e qëndrueshëm, duke e pozicionuar Beratin dhe Gjirokastrën si modele të rëndësishme në nivel ndërkombëtar”, thuhet nga DRTK Gjirokastër. Gjirokastra u përfshi në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s në vitin 2005. Ndërsa Berati u regjistrua në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s më 8 korrik të vitit 2008.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.