Trashëgimia kulturore e Thethit përmes mikro-itinerareve turistike
Në Shkodër u zhvillua sesioni i transferimit të njohurive në kuadër të projektit “From Mountainscapes to Micro-Routes”, me pjesëmarrjen e rreth 20 përfaqësuesve nga institucionet e trashëgimisë kulturore, pushteti vendor, shoqëria civile, akademia dhe udhërrëfyes lokalë nga Thethi.
Në këtë aktivitet u prezantua Mikro-itinerari Pilot i Thethit, një draft i udhëzuesit për planifikimin interpretues të trashëgimisë kulturore, i hartuar mbi bazën e përvojave të shkëmbyera me organizatën “Cultural Heritage without Borders Kosova”.
Në një moment tjetër të takimit, pjesëmarrësit punuan në grupe për të hartuar propozime për mikro-itinerare turistike në Theth, të përshtatura sipas profileve të ndryshme të vizitorëve.
Idetë dhe materialet e mbledhura gjatë këtij aktiviteti do të shërbejnë si bazë për hartimin e konceptit përfundimtar të mikro-itinerarit pilot në Theth, me synimin për të promovuar trashëgiminë kulturore dhe natyrore të zonës përmes përvojave të organizuara për vizitorët.
Aktiviteti u organizua nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër në bashkëpunim me Qendrën “Pesegram”. Projekti “From Mountainscapes to Micro-Routes: Interpretive Planning Toolkit for Community-Based Heritage in Albania” mbështetet nga Zyra Rajonale e Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Tiranë. Ai zhvillohet në kuadër të programit “Culture and Creativity for the Western Balkans”, financuar nga Bashkimi Evropian, me synimin të nxisë dialogun dhe të forcojë sektorët e kulturës dhe krijimtarisë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.