☁️
Tiranë 18°C · Vranët 15 Tetor 2026
S&P 500 7,719 ▼1.11%
DOW 51,621 ▼0.09%
NASDAQ 26,693 ▼1.88%
NAFTA 94.68 ▼0.43%
ARI 4,176 ▲1.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,266 ▼ -2.64% ETH $2,375 ▼ -5.32% XRP $1.3163 ▼ -4.07% SOL $103.1900 ▼ -3.83%
S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 94.68 ▼0.43 % ARI 4,176 ▲1.65 % S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 94.68 ▼0.43 % ARI 4,176 ▲1.65 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
15 Tet 2026
Breaking
Bota

PAKISTAN – 30 fëmijë vdesin nga shembja e çatisë së një shkolle

ISLAMABAD, 15 tetor /ATSH-DPA/ – Të paktën 30 fëmijë, mes tyre një mësuese, kanë humbur jetën pasi çatia e një shkolle u shemb sot në qytetin Peshawar, në veriperëndim të Pakistanit.

”Shumë persona të tjerë mbetën të bllokuar nën rrënoja”, njoftuan policia dhe ekipet e shpëtimit.

”Më shumë se 40 fëmijë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital”, bëri të ditur Mohamed Asim, zëdhënës i spitalit.

Zyrtari i emergjencave, Bilal Faizi, konfirmoi numrin e viktimave, ndërsa autoritetet paralajmëruan se ai mund të rritet.

“Policia ka arrestuar pronarin e shkollës dhe ka urdhëruar nisjen e një hetimi për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, tha zyrtari i policisë Mian Saeed.

Shkaku i shembjes së çatisë nuk ishte përcaktuar ende.

Sipas Bilal Faizit, në momentin e incidentit, në orët e para të mëngjesit, në klasat e shkollës ndodheshin fëmijë deri në moshën 12 vjeç.

Mediat lokale raportuan se në shkollë ishin të pranishëm më shumë se 100 fëmijë.

Ekipet e shpëtimit po punonin përmes rrënojave për të gjetur dhjetëra fëmijë të tjerë që dyshohet se kanë mbetur të bllokuar.

”Disa prej tyre u goditën nga shufra metalike dhe ndodheshin në gjendje kritike”, tha Asim duke shprehur shqetësimin se numri i viktimave mund të shtohej./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.