☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 19 July 2026
S&P 500 7,458 ▼1.01%
DOW 52,146 ▼0.77%
NASDAQ 25,520 ▼1.4%
NAFTA 81.78 ▲4.47%
ARI 4,019 ▲0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1435 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 93.7196 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3743 EUR/TRY 53.9584 EUR/JPY 185.76 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1435 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 93.7196 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3743 EUR/TRY 53.9584 EUR/JPY 185.76 EUR/CAD 1.6030
₿ CRYPTO
BTC $64,769 ▲ +1.28% ETH $1,859 ▲ +0.91% XRP $1.0933 ▲ +0.42% SOL $75.6400 ▲ +0.61%
S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 81.78 ▲4.47 % ARI 4,019 ▲0.67 % S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 81.78 ▲4.47 % ARI 4,019 ▲0.67 %
EUR/USD 1.1435 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 93.7196 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3743 EUR/TRY 53.9584 EUR/JPY 185.76 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1435 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 93.7196 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3743 EUR/TRY 53.9584 EUR/JPY 185.76 EUR/CAD 1.6030
19 Jul 2026
Breaking
Kosova

Tre vjet pas zjarrit, 300 raste presin rezultatet e toksikologjisë në IML

Pas djegies së objektit te Institutit të Mjekësisë Ligjore në vitin 2023, ishin dëmtuar laboratorët kryesorë dhe kësisoj kanë mbetur të papërfunduara rreth 300 raste me rezultate të toksikologjisë. Sipas njohësve të drejtësisë vonesa të tilla dëmtojnë proceset gjyqësore. 10 raste u dërguan për ekzaminim jashtë vendit, ndërkohë renovimet janë afër përfundimit dhe funksionalizimi i hapësirave pritet të bëhet javën e ardhshme.

Mungesa e një sistemi të tillë bëri që gjithçka të bëhej shkrumb e hi para tre vitesh.

E, tash në Institutin e Mjekësisë Ligjore pas renovimeve është instaluar sistemi i modernizuar kundër zjarrit.

Por, flakët e 2023-tës bllokuan punën në laboratorin kryesor, për shkak të dëmit që u shkaktua atëherë.

Kësisoj, janë afro 300 raste që s’kanë përfunduar ende.

“Korrik 2023 korrik 2026 janë rreth 1500 raste të përfunduara, të përfunduara në aspektin e autopsive. Por janë diku 300 raste në pritje të rezultateve të toksikologjisë që po shpresojmë që pas funksionalizimit të laboratorit shumë shpejt pas servisimi, kalibrimit të pajisive”, ka thënë Agron Thaqi, U.D i Drejtorit të IML-së.

Thaqi bëri të ditur numrin e rasteve që u desh të dërgohen jashtë vendit.

“Në këtë kontekst edhe dërgimi i mostrave jashtë vendit është kompetencë e Prokurorisë, diku rreth dhjetë raste janë dërguar jashtë vendit. IML ka marrëveshje me një numër të institucioneve rajonale dhe Evropiane, kësisoj ne ndihmojmë vetëm më organizimin dhe komunikimin e punës”, ka thënë Agron Thaqi, U.D i Drejtorit të IML-së.

Por, vonesa e rezultateve vlerësohet se ndikon në trajtimin e rasteve nga institucionet e drejtësisë.

“Nëse IML që nga koha kur u përfshi nga zjarri kur u dëmtuan pajisjet dhe nuk ka kapacitete kjo e pengon edhe gjyqësorin dhe duke pas parasysh që është nën ombrellën e Ministrisë së Drejtësisë mosfuqizimi i IML-së me kapacitete, me pajisje me mundësi teknike është në një farë forme edhe mënyrë se si qeveria e pengon gjyqësorin në kryerjen e punëve të tilla”, ka thënë Gëzim Shala, Hulumtues në IKD.

Krahas vonesës në shqyrtimin e lëndëve gjyqësore, avokati Ardian Bajraktari thotë se kësisoj dëmtohet edhe shteti.

“Natyrisht kjo në vete bartë edhe një kosto financiare për faktin që si dihet çdo ekspertizë e tillë është barrë financiare. Nga ky këndvështrim Ministria e Drejtësisë duhet sa më parë të funksionalizojë këto laboratore”, ka thënë Ardian Bajraktari, avokat.

Laboratoret, salla kryesore e autopsisë dhe arkiva do të jenë funksionale nga java e ardhshme, meqë renovimet në Institutin e Mjekësisë Ligjore janë pothuajse në përfundim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.