Suki Waterhouse thyen heshtjen për martesën me Robert Pattinson, zbulon planet për dasmën

Pas gati tetë vitesh së bashku, Suki Waterhouse dhe Robert Pattinson vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të komentuara të showbiz-it ndërkombëtar. Megjithëse prej kohësh janë përfolur se mundt ë jenë martuar në fshehtësi, këngëtarja ka sqaruar se ceremonia ende nuk ka ndodhur.
Në një intervistë për The Sunday Times, Suki, 34 vjeçe, foli për planet e tyre të ardhshme dhe tregoi se si do të dëshironte të ishte dita e madhe.
“Do të ishte ose gjithçka, ose asgjë. Nëse do ta bënim, do të organizonim një festë gjigante”, u shpreh ajo, duke lënë tëkuptohet se nuk do të kënaqeshin me një ceremoni modeste.
Megjithatë, dasma nuk duket të jetë në planet e afërta të çiftit. Sipas këngëtares, për shkak të angazhimeve të shumta profesionale ata nuk kanë arritur ende të gjejnë momentin e duhur.
Suki dhe Robert janë vazhdimisht të angazhuar me projekte të ndryshme, çka e ka bërë të vështirë organizimin e jetës familjare në një vend të vetëm.
Që prej lindjes së vajzës së tyre në mars të vitit 2024, çifti ka jetuar mes Londrës, Nju Jorkut dhe Los Anxhelosit, dukendërruar shtëpi me qira çdo disa muaj.
“Që kur kemi vajzën, jeta jonë ka qenë paksa e pazakontë. Kemi jetuar në shtëpi me qira dhe jemi zhvendosur çdo disa muaj. Thjesht nuk kemi pasur një vend që ta quajmë shtëpi”, tregoi këngëtarja.
Suki Waterhouse dhe Robert Pattinson nisën lidhjen në vitin 2018, ndërsa në vitin 2023 u fejuan. Çifti u bë prindër për herë të parë në mars të vitit 2024, kur mirëpritën një vajzë, emrin e së cilës kanë zgjedhur ta mbajnë larg publikut.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.