Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 20 April 2026
S&P 500 7,108 ▼0.26%
DOW 49,338 ▼0.22%
NASDAQ 24,368 ▼0.41%
NAFTA 86.12 ▲4.27%
ARI 4,848 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $75,382 ▼ -0.75% ETH $2,304 ▼ -1.48% XRP $1.4261 ▼ -0.88% SOL $85.3000 ▼ -1.63%
S&P 500 7,108 ▼0.26 % DOW 49,338 ▼0.22 % NASDAQ 24,368 ▼0.41 % NAFTA 86.12 ▲4.27 % ARI 4,848 ▼0.66 % S&P 500 7,108 ▼0.26 % DOW 49,338 ▼0.22 % NASDAQ 24,368 ▼0.41 % NAFTA 86.12 ▲4.27 % ARI 4,848 ▼0.66 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
20 Apr 2026
Breaking
Kosova

Tri seanca të Kuvendit këtë javë, votohet për ligje dhe borde

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të mbahen tri seanca plenare, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të mbahen tri seanca plenare, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Sipas saj, seanca e parë do të mbahet të enjten, më 23 prill, me fillim nga ora 10:00, ndërsa dy seanca të tjera do të zhvillohen të premten, njëra prej të cilave do të jetë solemne në nderim të ish-kongresistit amerikan Eliot Engel, i cili ka ndërruar jetë më 10 prill.

“Kemi vendosur që t’i mbajmë tri seanca të Kuvendit, secila prej tyre është më e rëndësishme se tjetra, pasi kemi obligime para qytetarëve. Seanca e parë mbahet më 23 prill nga ora 10:00, ndërsa të premten do të mbahen edhe dy të tjera, njëra solemne për Eliot Engel dhe tjetra me pika të rendit të ditës”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo bëri të ditur se në seancën e së enjtes do të shqyrtohen rreth 10 projektligje që kanë kaluar në lexim të parë, ndërsa në seancën tjetër do të trajtohen marrëveshje ndërkombëtare si dhe çështje që lidhen me bordet e mediave publike.

“Siç e dini, janë shumë ligje që presin votimin e tyre. Në seancën e së enjtes do t’i procedojmë rreth 10 projektligje që kanë kaluar në lexim të parë. Ndërsa në seancën tjetër do të kemi marrëveshje ndërkombëtare, por edhe bordin e RTK-së dhe të KPM-së”, tha ajo.

E pyetur për marrëveshjen e ashtuquajtur të “bordit të paqes”, Haxhiu theksoi se kjo çështje pritet të procedohet së shpejti nga Komisioni për Punë të Jashtme.

“Ne kontaktuam me kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme dhe u informuam se të mërkurën do të mbahet mbledhje, pas së cilës marrëveshja do të procedohet në Kuvendin e Kosovës”, u shpreh Haxhiu.

Ajo shtoi se vonesat në trajtimin e kësaj çështjeje kanë ardhur si pasojë e proceseve të tjera në zhvillim, përfshirë intervistimet në Komisionin e Pavarur të Mediave, duke shprehur pritjen që procedimi të bëhet sa më shpejt. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.