☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 96.24 ▲4.14%
ARI 4,187 ▼3.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $82,847 ▼ -2.43% ETH $2,651 ▼ -2.28% XRP $1.4861 ▼ -3.36% SOL $118.3500 ▼ -4.66%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 96.24 ▲4.14 % ARI 4,187 ▼3.1 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 96.24 ▲4.14 % ARI 4,187 ▼3.1 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Kosova

Ambasadori gjerman uron Kurtin për rizgjedhje: Presim rifillimin e dialogut me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me rastin e rizgjedhjes së tij në postin e kryeministrit.

Në letrën e datës 25 shtator 2026, Rudolph i përcjell Kurtit “urimet e sinqerta” për rizgjedhjen dhe thekson se Gjermania dhe Kosova janë të lidhura nga marrëdhënie të afërta dhe të qëndrueshme.

Ambasadori gjerman nënvizon se Gjermania e sheh Kosovën si partner të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor dhe shpreh gatishmërinë për të mbështetur stabilitetin, reformat dhe perspektivën evropiane të rajonit.

Në fokus të veçantë është dialogu Kosovë–Serbi. Rudolph thotë se dialogu i udhëhequr nga BE-ja mbetet thelbësor për stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe shpreh shpresën që qeveria e Kurtit të angazhohet për rifillimin e shpejtë të dialogut dhe për arritjen e marrëveshjeve “praktike, reciproke, të respektueshme dhe të qëndrueshme”.

Letra gjermane vjen në një periudhë kur Kurti ka marrë edhe mesazhe të tjera urimi pas rizgjedhjes. Kryeministria ka konfirmuar së fundmi edhe pranimin e një letre urimi nga kongresisti amerikan George Latimer.

Urime Kurtit i janë përcjellë edhe nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, duke i shtuar listës së vendeve që kanë reaguar pas formimit të institucioneve të reja të Kosovës. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.