Trump: Do të mbështesim popullin iranian në momentin e duhur
Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi sot se SHBA-ja do të mbështeste popullin iranian në momentin e duhur, pa dhënë shumë detaje për këtë formulë enigmatike.
“Shumë respekt për iranianët ndërsa po përpiqen të rimarrin kontrollin e qeverisë së tyre të korruptuar”, shkruan Donald Trump në një mesazh në rrjetin social Twitter.
“Ju do të keni një mbështetje të madhe nga ana e SHBA-së në momentin e duhur”, shtoi ai.
Irani, ku dhjetëra mijëra manifestues pro-regjimit u mblodhën sot në disa qytete, ka qenë skenë këto ditët e fundit e disa manifestimeve kundër vështirësive ekonomike dhe pushtetit.
Në total, 21 persona janë vrarë nga dhuna si pasojë e këtyre manifestimeve. Qindra të tjerë janë arrestuar.
Që prej fillimit të trazirave, presidenti amerikan ka rritur sulmet kundër regjimit iranian, cilësuar si brutal dhe i korruptuar.
Të hënën, Trump theksoi se koha e ndryshimeve kishte ardhur në këtë vend dhe se populli kishte nevojë për liri.