Bota

Trump i nënshtrohet ekzaminimit mjekësor pas ardhjes në detyrë

Presidenti Donald Trump do të kryejë sot ekzaminimin e tij të parë mjekësor që pas ardhjes në detyrë si presidenti i SHBA-së. “Presidenti Trump do t’i nënshtrohet një ekzaminimi mjekësor në Qendrën Kombëtare Ushtarake Walter Reed, në periferi të Bethesda, në Uashington”,  njoftoi dje zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë,  Sarah Sanders.

Ekzaminimi mjekësor do të kryhet nga Dr. Ronny Jackson,  i cili pas përfundimit të tij do të njoftojë rezultatet nëpërmjet një deklarate për shtyp. “Jackson ka kryer ekzaminimet mjekësore të presidentëve të tre administratave të njëpasnjëshme”, deklaroi Sanders. “Jackson do të përpilojë rezultatet e ekzaminimit gjatë fundjavës dhe do të takohet të martën me Sanders në sallën e konferencave, për të dhënë një raport të detajuar”, njoftoi ajo.

Presidenti Trump, 71 vjeç, mori detyrën një vit më parë si presidenti më i vjetër në moshë i zgjedhur ndonjëherë në SHBA. Të dhënat e fundit të disponueshme mbi gjendjen e tij shëndetësore u bënë të ditura në shtator 2016 nga mjeku i tij personal, Harold Bornstein, i cili deklaroi se presidenti Trump do të vazhdonte të ishte individi më i shëndetshëm i zgjedhur ndonjëherë. Trump nuk ushtron asnjë sport tjetër përveç golfit dhe thuhet se preferon ushqimin e shpejtë dhe pijet pa gaz.

Historia e tij  familjare nuk përfshin sëmundje të parakohshme të zemrës dhe prindërit e Trumpit kanë jetuar deri në moshën 80 dhe 90 vjeçare.

“Ekzaminimi mjekësor i Trump nuk përfshin një vlerësimin të shëndetit të tij mendor apo të shqisave”, sipas Shtëpisë së Bardhë. Javën e kaluar ai e quajti veten “gjeni”, në përgjigje të një libri që e portretizonte atë si intelektualisht dhe emocionalisht të papërshtatshëm për të kryer detyrën e presidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button