☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▲0%
ARI 4,162 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $85,600 ▲ +0.84% ETH $2,705 ▲ +0.63% XRP $1.5068 ▲ +1.07% SOL $121.1000 ▲ +0.9%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▲0 % ARI 4,162 ▲0 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▲0 % ARI 4,162 ▲0 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
Teknologji

Trump krijon Forcën e Super-Inteligjencës, do të drejtohet nga shefi i inteligjencës

Presidenti amerikan Donald Trump ka emëruar drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton, për të drejtuar edhe politikën e administratës së tij për inteligjencën artificiale, duke e vendosur në krye të një task-force të re të Shtëpisë së Bardhë.

Trump e ka quajtur strukturën e re “Super Intelligence Force” (SIF), ndërsa ajo do të koordinojë përpjekjet e qeverisë amerikane për të ruajtur epërsinë e SHBA-së në zhvillimin e teknologjive të avancuara, transmeton Telegrafi.

Clayton, i cili është në krye të komunitetit amerikan të inteligjencës, do të vazhdojë të shërbejë si drejtor i Inteligjencës Kombëtare. Ai u betua në këtë detyrë më 3 gusht 2026, pasi u konfirmua nga Senati. Më herët ka shërbyer si prokuror federal në Manhattan dhe si kryetar i Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Bursave (SEC) gjatë mandatit të parë të Trumpit.

Gjatë seancës së konfirmimit në Senat, Clayton e përshkroi inteligjencën artificiale si një “ndryshues të lojës”, por paralajmëroi gjithashtu se ajo përbën edhe një kërcënim.

“Kur diçka është njëkohësisht mundësi dhe kërcënim, duhet ta kuptosh dhe ta kontrollosh”, kishte deklaruar ai para ligjvënësve.

Sipas Trumpit, “Super Intelligence Force” do të koordinojë angazhimin e qeverisë federale me konsumatorët, grupet e interesit publik, organizatat fetare, ofruesit e infrastrukturës kritike dhe kompanitë e teknologjisë së avancuar. Në strukturën drejtuese do të përfshihen edhe kreu i Komisionit Federal të Tregtisë, Andrew Ferguson, drejtuesi i teknologjisë në Pentagon, Emil Michael, dhe drejtori i Zyrës së Menaxhimit të Personelit, Scott Kupor.

Task-forca do t’i raportojë Trumpit dhe shefes së stafit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles. Ajo pritet gjithashtu të analizojë rreziqet dhe mundësitë që sjell zhvillimi i shpejtë i AI-së dhe të propozojë mënyra se si qeveria federale duhet të përfshihet në këtë sektor.

Emërimi i Clayton vjen në një kohë kur administrata Trump po përpiqet të gjejë një ekuilibër mes zhvillimit të shpejtë të AI-së dhe shqetësimeve për sigurinë e teknologjisë.

Trump ka argumentuar vazhdimisht se SHBA-ja duhet të ruajë avantazhin ndaj Kinës në garën globale për inteligjencën artificiale. Në fund të shtatorit, ai nxori gjithashtu një urdhër ekzekutiv që udhëzon administratën federale të përdorë termin “Super Intelligence” në vend të “Artificial Intelligence” në komunikimet zyrtare.

Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan ka përballuar presion në rritje për të vendosur më shumë masa mbrojtëse ndaj zhvillimit të teknologjisë. Javën e kaluar, drejtues të kompanive të mëdha të AI-së nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë një marrëveshje vullnetare që parashikon kontrolle dhe auditime të brendshme e të jashtme për të monitoruar sigurinë e sistemeve.

Posti i “carit” të AI-së nuk është i ri në administratën Trump. Presidenti e krijoi fillimisht këtë funksion në vitin 2025, duke ia besuar sipërmarrësit dhe investitorit të teknologjisë David Sacks. Sacks u largua nga posti në mars 2026, pasi përfundoi periudha e lejuar e shërbimit si “punonjës i posaçëm i qeverisë”, por vazhdon të ketë rol këshillues në politikat shkencore dhe teknologjike të administratës.

Trump kishte përmendur më herët edhe mundësinë e emërimit të Clayton në këtë rol. Në fund të shtatorit, ai e cilësoi drejtorin e Inteligjencës Kombëtare si “një njeri të mirë” dhe tha se emërimi i tij si këshilltar kryesor për AI do të ishte “një ide e mirë”.

Me emërimin e Clayton, administrata amerikane po e lidh gjithnjë e më ngushtë zhvillimin e inteligjencës artificiale me çështjet e sigurisë kombëtare dhe konkurrencës teknologjike me Kinën, ndërsa “Super Intelligence Force” pritet të përcaktojë më tej rolin e qeverisë në këtë sektor. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.