☀️
Tiranë 37°C · Kthjellët 11 August 2026
S&P 500 7,753 ▼0.06%
DOW 53,976 ▼0.11%
NASDAQ 26,605 ▼0.32%
NAFTA 81.88 ▼0.3%
ARI 4,448 ▲0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
₿ CRYPTO
BTC $64,340 ▼ -1.15% ETH $1,892 ▼ -1.42% XRP $1.0083 ▼ -2.47% SOL $76.1700 ▼ -0.91%
S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 81.88 ▼0.3 % ARI 4,448 ▲0.65 % S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 81.88 ▼0.3 % ARI 4,448 ▲0.65 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
11 Aug 2026
Breaking
Arte

Trupa e baletit e TKOB-së me “Carmen” sukses në Teatro Comunale di Bologna

Baleti “Carmen” u prit me entuziazëm nga publiku italian. Trupa e baletit e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, një tjetër sukses ndërkombëtar në një prej skenave të Italisë, Teatro Comunale di Bologna. Pas suksesit të madh në Tiranë, baleti “Carmen” udhëtoi drejt Bologna-s, duke sjellë në skenë emocionin, pasionin dhe nivelin artistik të trupës së baletit të TKOB-së.

Në rolet protagoniste shkëlqyen Anbeta Toromani, Alessandro Macario dhe Luca Curreli, të shoqëruar nga trupa e baletit, në një interpretim që u duartrokit gjatë nga publiku. Të pranishëm në sallë ishin edhe drejtori i përgjithshëm i TKOBAP-së, Aulon Naçi, drejtoresha e Teatro Comunale di Bologna, Elisabetta Riva, drejtori artistik Pierangelo Conte, si edhe përfaqësues të rëndësishëm të jetës artistike dhe kulturore italiane. TKOB shprehet se shfaqjet e mbajtura në “Comunale Nouveau” u pritën me ovacione dhe vlerësime të shumta, duke e kthyer këtë pjesëmarrje në një moment të rëndësishëm për promovimin e artit dhe kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare.

“Ky sukses shënon një tjetër hap të rëndësishëm për TKOBAP-në, e cila vijon të ndërtojë ura bashkëpunimi me institucionet më të rëndësishme artistike evropiane dhe të përfaqësojë denjësisht Shqipërinë në skenat ndërkombëtare”, thuhet nga TKOB. Me koreografi nga Amedeo Amodio, mbi muzikën e Georges Bizet, me një qasje të re muzikore nga Giuseppe Calì, vepra “Carmen” ishte dhe një nga momente e veçanta artistike këtë sezon në TKOB. “Carmen” nga Georges Bizet është bërë një nga veprat më të njohura dhe më të realizuara në botë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.