Trupat britanike tërhiqen përfundimisht nga Kabuli
Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë fund operacionit të evakuuimit nga Kabuli dhe bashkë me të edhe të pranisë së saj ushtarake në Afganistan, njoftojnë mediat britanike. Ambasadori britanik në Kabul, sër Laurie Bristow, i cili së bashku me stafin e tij qëndroi deri në fund në Aeroportin e Kabulit, ku u angazhua në mënyrë të drejtpërdrejtë në procesin e përpunimit të dokumenteve të afganëve që u evakuan nga forcat e vendit të tij, është kthyer në Londër.
Ardhja e tij dhe e trupave të fundit britanike nga Afganistani shënon edhe fundin e pranis ëushtarake 20-vjeçare të Britanisë në Afganistan.
Që nga data 14 gusht, Mbretëria e Bashkuar evakuuoi më shumë se 15 mijë persona nga Aeroporti i Kabulit.
Në një letër për komunitetin e forcave të armatosura të vendit, kryeministri britanik pranoi se rënia e Kabulit në duart e talebanëve ishte diçka e vështirë për t’u përtypur. “Kjo është një kohë e vështirë për miqtë dhe të dashurit e atyre 457 trupave që dhanë jetën gjatë luftës”, -tha Boris Xhonson. Ai shtoi se angazhimi i Britanië në Afganistan mbajti Al-Kaedën larg vendit për dy dekada. Si rezultat, sipas tij, njerëzit në Britani janë më të sigurt.