☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 26 June 2026
S&P 500 7,357 ▼0.01%
DOW 51,921 ▲0.14%
NASDAQ 25,359 ▼0.46%
NAFTA 70.45 ▼2.04%
ARI 4,043 ▼0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147 EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147
₿ CRYPTO
BTC $60,614 ▼ -1.94% ETH $1,578 ▼ -4.62% XRP $1.0484 ▼ -3.43% SOL $70.5300 ▲ +1.7%
S&P 500 7,357 ▼0.01 % DOW 51,921 ▲0.14 % NASDAQ 25,359 ▼0.46 % NAFTA 70.45 ▼2.04 % ARI 4,043 ▼0.11 % S&P 500 7,357 ▼0.01 % DOW 51,921 ▲0.14 % NASDAQ 25,359 ▼0.46 % NAFTA 70.45 ▼2.04 % ARI 4,043 ▼0.11 %
EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147 EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147
26 Jun 2026
Breaking
Rajoni

Pompeo i premton Greqisë bazën ushtarake më të madhe në Mesdhe

I shoqëruar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, në ditën e dytë të vizitës së tij në Greqi, kreu i diplomacisë amerikane Mike Pompeo ka vizituar fregatën greke “ Salamis” dhe bazën ushtarake të Sudes në Hania të Kretës.

Kjo bazë ushtarake sipas deklaratave të dy politikanëve do shndërrohet në bazën më strategjike të rajonit, pasi përveç zgjerimit dhe pajisjes me teknologjinë e fundit, bëhet bazë e përhershme ankorimi për një prej anijeve më të mëdha ushtarake të SHBA. “Nuk do të ishte ekzagjerim të thuhet se marrëdhëniet midis dy vendeve janë më të mira se kurrë dhe po forcohen vazhdimisht. Anija ushtarake USS Hershel Ëoody Ëilliams, baza më e re lundruese e marinës amerikane, do të ankorohet përgjithmonë në Souda.   Bashkëpunimi në sektorin e sigurisë është vërtet i rëndësishëm pasi Rusia vazhdon të ketë një rol destabilizues në rajon dhe sidomos në Libi”- ka thënë Pompeo.

Ndërsa, kryeministri Mitsotakis e ka quajtur bazen e Sudes dhe Kretën vendin ku dëgjohen rrahjet e zemrës të bashkëpunimit greko-amerikan, si dhe i ka parashtruar z. Pompeo edhe njëherë pozicionimin grek në lidhje me zhvillimet në Mesdheun lindor dhe tensionet me Turqinë. “Mesdheu lindor është një zonë shumë e ndjeshme që është sprovuar kohët e fundit nga agresiviteti i Turqisë. Unë dhe ministrat e mi i paraqitëm delegacionit amerikan pozicionet greke të cilat unë besoj se janë plotësisht në përputhje me deklaratat e fundit të Departamentit të Shtetit. Dhe do t’i përmbledhja ato me katër fjalë: ‘Jo veprimeve të njëanshme’. Përgjigja greke ndaj të gjitha provokimeve është gjithmonë mbrojtja e të drejtave tona kombëtare”- është shprehur Mitsotakis.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.