🌤️
Tiranë 6°C · Kryesisht kthjellët 24 April 2026
S&P 500 7,108 ▼0.41%
DOW 49,310 ▼0.36%
NASDAQ 24,439 ▼0.89%
NAFTA 96.63 ▲0.81%
ARI 4,690 ▼0.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998 EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998
₿ CRYPTO
BTC $78,029 ▲ +0.48% ETH $2,317 ▼ -0.92% XRP $1.4361 ▲ +1.51% SOL $85.8200 ▲ +0.07%
S&P 500 7,108 ▼0.41 % DOW 49,310 ▼0.36 % NASDAQ 24,439 ▼0.89 % NAFTA 96.63 ▲0.81 % ARI 4,690 ▼0.73 % S&P 500 7,108 ▼0.41 % DOW 49,310 ▼0.36 % NASDAQ 24,439 ▼0.89 % NAFTA 96.63 ▲0.81 % ARI 4,690 ▼0.73 %
EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998 EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998
24 Apr 2026
Breaking
Opinion

Tundimi çark i padukshëm që kap politikanët hajdutë

Nga PETRO DHIMITRI

Tundimi është një shtysë e brendshme, një dëshirë e fortë për të bërë diçka që e dimë se nuk është e drejtë, e dobishme, e përputhshme me rregullat dhe ligjet e shoqërisë. Është një moment i brishtë kur njeriu ndjen një tërheqje drejt një veprimi që i plotëson dëshirën për atë çast, po që gjithmonë më vonë ka pasoja të padëshirueshme. Është një konflikt midis arsyes dhe dëshirës dhe një provë e karakterit dhe vullnetit. A e kalojnë me sukses këtë provë të gjithë njerëzit, sidomos politikanët dhe qeveritarët? Jo të gjithë. Kjo sepse njeriu është një qenie me dëshira, emocione dhe mendje. Tundimi na shfaqet pikërisht atje ku këto tri fusha nuk janë në harmoni, duke u bërë një çark i padukshëm që kap ata që janë të gatshëm të bien brenda në të. I shtyn të futen në vorbullën joshëse të korrupsionit. Ndryshe nuk ka si të shpjegohet që presidentë, kryeministra, ministra, kryetarë bashkish dhe shumë VIP-a të tjerë si në botë, po edhe në Shqipërinë tonë hallemadhe, kanë rënë brenda këtij çarku kaq të heshtur, po kaq edhe të pamëshirshëm. Nuk kemi pak emra. Jo. E fillojmë nga ish Presidenti Meta, ish Kryeministri dhe Presidenti Berisha, te Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, te ish zëvendëskryeministri i arratisur Arben Ahmetaj për të vazhduar listën e të dënuarve dhe atyre nën hetim me Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Jorgis Çyrbjen, Nikolin Nikën, Marin Lekën, Ilir Beqajn për ta mbyllur me Belinda Ballukun. Mund të ketë edhe të tjerë që ende nuk u ka ardhur radha të përfliten për pasurim të shpejtë dhe të paligjshëm. Këto ditë u njoftua që SPAK kishte sekuestruar pasurinë e Agasit, të Karçanajt dhe Ermal Beqirit, duke nxjerrë një shifër marramendëse 40 milionëshe të pasurisë së tyre. Shumica e këtyre hajnave, thotë populli, i takojnë bashkëluftëtarëve të Edi Ramës. Nga PD nuk kemi këtë vërshim, sepse Berisha të gjithë bashkëhajdutët e tij jo vetëm i la të vidhnin rehat, po i mbrojti, duke mos dërguar asnjërin prej tyre në bankën e të akuzuarve. (Megjithatë ai vetë nuk i shpëtoi dot diskreditimit. Kusarinë e tij dhe familjes së tij na i bënë të njohur SHBA dhe Anglia kur e shpallën NON GRATA për korrupsion madhor dhe kapjen e drejtësisë.) Ndryshimin drastik e bëri Rama që ua la të gjithë hajdutëve të tij drejtësisë.

Si është e mundur që tërë këto personalitete ranë në grackën e tundimit? Duan të thonë se si një sëmundje aerogjene tundimi së pari të injekton virusin e vetëkënaqësisë. I shton asaj edhe dozat e një lakmie të papërmbajtshme. Pasi i injekton “pacientët” e saj me këto viruse, me kujdes, ama në kohën e duhur, u dëmton të menduarit. Në gjendje sikur janë të dehur lehtë, ata mendojnë se nuk janë duke vjedhur. Nuk po i marrin gjë shtetit. Nuk po vënë gjëkundi firmën e tyre që nesër të përgjigjen. Të shkretëve u errësohen pak sytë. Ndërkohë u gëzohen parave që kalojnë milionat. Ata harrojnë se këto para haram, po i quaj, nuk mund të qëndrojnë të kyçura nëpër sepete. Ato diku depozitohen. Fare pak në bankat e kontrollueshme të Shqipërisë, po më së shumti jashtë shtetit, si në Zvicrën që mirëdihet për ruajtjen e sekretit të depozituesit. Nga kjo kusari në përmasa të mëdha mbeten edhe jo pak para që përfundojnë në tulla, llaç, beton për vila luksoze, makina, arturina e veshje firmato, si dhe për komplekse turistike. Të gjitha të mbira si kërpudhat pas shiut. Ndërsa hajdutët u gëzohen mrekullive ndërtimore, populli në heshtje i përflit. E di mirë se ato superndërtime janë bërë me paratë që u kanë vjedhur atyre dhe shtetit. Ai përgojim masiv një ditë të bukur arrin edhe te dera e SPAK-ut, që është i gatshëm për të hapur çarqet që u ka ngritur tundimi. Njerëzit mbeten gojëhapur kur dëgjojnë emrat që SPAK ka vënë në shënjestër. U duket si e pabesueshme. Të gjithë këta ish VIP-a janë përbetuar për ndershmëri dhe besnikëri para popullit dhe partive të tyre. Të gjithë para titullarit të tyre janë shtirur si engjëj punëtorë të papërlyer, kur pas krahëve të tij kanë zgjatur duart për të rrëmbyer sa më shumë. Për Mirlinda Karçanajn, Kryeministri Edi Rama tha se jetonte në apartament modest për të lënë përshtypjen se i përkushtohej vetëm punës dhe detyrave që i kishte besuar partia. Prandaj dhe lideri, kryekëput gabim, mendonte se SPAK do të ketë gabuar me të. Nuk e dinte që përveç asaj banese modeste, njeriut që i dukej se ishte prototipi i ndershmërisë, iu sekuestruan dy apartamente në Tiranë, një pasuri e patundshme në Qerret të Kavajës dhe 1500 m2 ullishte në Sauk të Tiranës.

Përmenda shkarazi vetëm emrat e lakuar në media prej shumë kohësh. E di mirë që ka edhe shumë hajdutë të tjerë që kanë vepruar kur SPAK as nuk mund të ëndërrohej. Di që një kryeministër, në Bllokun Qeveritar të Plazhit të Durrësit, ndërtoi një pallat, kur ato troje nuk shiteshin. Një kryeministri që nuk kishte truall nga babai, i sajuan një copë tokë te Moskatet në Tiranë. U ngrit një dhjetëkatësh. Kaq duhej që të depozitoheshin milionat e parë. Sa e sa nëpunës të vegjël ose mesatarë kanë një pasuri që nuk mund ta bënin kurrë me pagat e tyre modeste. Sa pallate, hotele apo komplekse ndërtimore i kalojnë shumë të ardhurat e pronarëve të tyre! Ato të gjitha nuk mund t’i kapë SPAK. Po edhe me kaq sa ka bërë dhe po bën kundër korrupsionit (përjashto mosveprimin e pajustifikueshëm ndaj krimeve të Berishës) është për t’u lavdëruar. Hetimi dhe arrestimi i VIP-ave po bën që jo pak të tjerë të nxjerrin mësime dhe ta fitojnë duelin me tundimin që i ngacmon pandërprerë.

Si paraqitet gjendja e korrupsionit në Shqipëri në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor? Vendet e BE-së sipas CPI 2025 klasifikohen me 64 pikë. Mali i Zi është më mirë se ne. Kosova gjithashtu me 76 pikë. Ne jemi te kuota me 91 pikë. Më keq se ne janë Bosnja me 109 pikë dhe Serbia me 116 pikë. Nga sa shikohet, në krahasim me BE-në ku po përgatitemi të futemi, na mbetet edhe shumë punë për të luftuar korrupsionin. Nuk besoj se Evropa ka për të na hapur portën pa u gjykuar ai që dha urdhër për vrasjen shtetërore të 21 janarit dhe të përfundojë procesi tejet i zvarritur i Gërdecit. Në 21 janar 4 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur, në Gërdec 26 të vrarë dhe shumë e shumë të plagosur. Me të drejtë populli çuditet pse drejtësia duket sikur po fle për këto dy gjëma kombëtare, njëra prej të cilave është direkt pasojë e korrupsionit madhor për aferën e pistë të shitjes së municioneve shtetërore Afganistanit përmes privatëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.