roze

Zbulohen letrat që Michael Jackson i shkruante 12-vjeçares

Një tjetër femër, e cila pretendon se është abuzuar nga Michel Jackson kur ajo ishte vetëm 12-vjeçe dhe më pas u pagua me 900.000 dollarë për të mos treguar, ka akuzuar hapur këngëtarin.

Gruaja, e cila ka ngritur një padi me emrin Jane Doe, ka treguar një koleksion shkrimesh, të cilat pretendon se ia ka dërguar këngëtari pasi ka abuzuar seksualisht me të.

Në letrat e dërguara, të shkruara me shkrim dore, Jackson shprehet se e do shumë dhe është i çmendur pas saj. Secila prej letrave është e firmosur me emrin Michael ose MJ.

“Fotografia jote e Shën Valentinit ishte shumë origjinale dhe e ëmbël. Të dua kaq shumë dhe sa më shumë flas me ty aq më shumë dashurohem. Çmendem pas teje. Me shumë dashuri Michael, Mbreti i Monopolit”, shkruhet në një prej letrave të publikuara nga Daily Mail.

Përveç letrave, gruaja ka zbuluar edhe disa çeqe që tregojnë se këngëtari i “Billy Jean” i ka dërguar asaj pará. Viktima e këtij abuzimi seksual, tashmë 40-vjeçe, pretendon se Jackson nisi të abuzonte me të që prej vitit 1986 kur ajo dhe nëna e saj vizituan vilën e tij Hayvenhurst si turiste. Ajo ka treguar gjithashtu se ai ka abuzuar rregullisht me të deri në moshën 15-vjeçare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button