Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 09 June 2026
S&P 500 7,331 ▼1%
DOW 50,546 ▼0.47%
NASDAQ 25,486 ▼1.71%
NAFTA 87.69 ▼3.95%
ARI 4,302 ▼1.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $61,413 ▼ -3.82% ETH $1,644 ▼ -2.94% XRP $1.1356 ▼ -3% SOL $64.7800 ▼ -3.86%
S&P 500 7,331 ▼1 % DOW 50,546 ▼0.47 % NASDAQ 25,486 ▼1.71 % NAFTA 87.69 ▼3.95 % ARI 4,302 ▼1.4 % S&P 500 7,331 ▼1 % DOW 50,546 ▼0.47 % NASDAQ 25,486 ▼1.71 % NAFTA 87.69 ▼3.95 % ARI 4,302 ▼1.4 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088
09 Jun 2026
Breaking
Politika

“Turizmi luksoz në dobi të ekonomisë”, Rama: Flamingot nisën të riktheheshin pasi ne vendosëm moratoriumin për gjuetinë

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me gazetarë dhe përfaqësues të mediave nga vendet e Bashkimit Europian, ka dhënë sqarime lidhur me projektin turistik që parashikohet të zhvillohet në zonën e Zvërnecit.

I pyetur se përse qeveria mbështet investime të tilla në një zonë me rëndësi të veçantë natyrore, Rama e cilësoi pyetjen si legjitime, por argumentoi “se është e gabuar të shihet zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e mjedisit si dy objektiva që përjashtojnë njëri-tjetrin” .Për Ramën fokusi duhet të jetë te gjetja e një ekuilibri mes ruajtjes së natyrës dhe rritjes ekonomike.

“Është një pyetje legjitime, në fakt hap hapësirë për diskutim, por ajo që është e gabuar është prezumimi që një vendi i duhet të zgjedhë midis natyrës dhe zhvillimit. Vendit i duhet të gjejë mënyra inteligjente që natyra dhe zhvillimi të bashkëjetojnë dhe të mos i shkojnë kundër njëra-tjetrës”, u shpreh kryeministri.

Duke marrë si shembull Malin e Zi, kreu i qeverisë argumentoi se zhvillimi i turizmit të nivelit të lartë ka ndikuar në rritjen e të ardhurave dhe mirëqenies së qytetarëve.Sipas tij, turizmi luksoz nuk është në kundërshtim me interesat e qytetarëve, por përkundrazi sjell më shumë të ardhura për ekonominë dhe redukton presionin që turizmi masiv ushtron mbi mjedisin.

“Malazezët nuk kanë gjë tjetër përveç turizmit. Mirëpo kanë paga dhe pensione të larta sepse e sollën turizmin në nivele luksi. Turizmi luksoz është ai që e mbron një vend nga ajo që mund të ndodhë nga një turizëm masiv. Na duhet të kemi turizëm luksoz për të rritur shkallën e të ardhurave dhe për të ulur trysninë që turizmi masiv ka për mjedisin”, deklaroi ai.

Kryeministri u ndal edhe te çështjet mjedisore, duke përmendur rikthimin e flamingove dhe pelikanëve në lagunat shqiptare që sipas tij nisën të ktheheshin në Shqipëri pas vendosjes së moratoriumit për gjuetinë.

“Kur unë mora qeverinë, nuk kishte flamingo sepse Shqipëria kishte gjueti të paligjshme. Flamingot dhe pelikanët nisën të riktheheshin pasi vendosëm moratorium për gjuetinë e paligjshme dhe për prerjen e pyjeve për 10 vjet”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.