🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 09 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,786 ▼1.18%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 94.57 ▲1.66%
ARI 4,422 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $78,592 ▼ -0.29% ETH $2,488 ▲ +0.25% XRP $1.4117 ▲ +1.43% SOL $103.0900 ▲ +0.02%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.57 ▲1.66 % ARI 4,422 ▼0.38 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.57 ▲1.66 % ARI 4,422 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Bota

TURQI – Erdogan kërkon zgjerimin e aleancës së re të mbrojtjes në LM

STAMBOLL, 12 gusht /ATSH-AFP/ -Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se shpreson që më shumë vende të bashkohen me marrëveshjen e re të mbrojtjes të nënshkruar javën e kaluar mes Turqisë, Arabisë Saudite dhe Pakistanit, në një përpjekje për të forcuar sigurinë në një rajon të përfshirë nga konfliktet.

E ashtuquajtura Marrëveshja e Përbashkët e Mbrojtjes së Mekës u nënshkrua të premten, ndërsa lufta SHBA-Iran ka tronditur ekuilibrat e sigurisë në Lindjen e Mesme dhe ka shkaktuar ndërprerje të transportit detar përmes ngushticës së Hormuzit dhe Detit të Kuq.

“Vizioni ynë nuk kufizohet vetëm te këto tre vende”, tha Erdogan për gazetën “Asharq Al-Awsat”.

Ai shtoi se Ankaraja dëshiron që marrëveshja të zgjerohet dhe që, në të ardhmen, të krijohen kushtet që të gjitha vendet e rajonit të mblidhen nën të njëjtën ombrellë sigurie.

Turqia ka sinjalizuar se Egjipti mund të jetë vendi i radhës që do t’i bashkohet marrëveshjes.

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha se Ankaraja pret që Kajro të bëhet pjesë e paktit në fazën e ardhshme dhe se kanë mbetur vetëm disa çështje teknike për t’u zgjidhur.

Egjipti, megjithatë, nuk ka konfirmuar deri tani një vendim të tillë.

Marrëveshja përmban një klauzolë të ngjashme me parimin e NATO-s, sipas së cilës një sulm ndaj njërit prej vendeve anëtare do të konsiderohet sulm ndaj të gjithëve.

Në këtë mënyrë, tre aleatë të rëndësishëm të SHBA-së po ndërtojnë një strukturë alternative të sigurisë në rajon.

Presidenti Erdogan argumentoi se vendet e Lindjes së Mesme duhet të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre dhe se problemet rajonale duhet të zgjidhen nga vetë aktorët e rajonit, pa formula të imponuara nga jashtë.

Ai tha gjithashtu se marrëveshja mund të hapë rrugën për projekte të përbashkëta në industrinë e mbrojtjes.

Ndërkohë, lufta pesë-mujore SHBA-Iran ka ndryshuar ndjeshëm arkitekturën e sigurisë në Lindjen e Mesme.

Arabia Saudite dhe Turqia, të cilat më parë kishin pasur marrëdhënie të tensionuara, janë afruar më shumë gjatë konfliktit, ndërsa Erdogan paralajmëroi se Ankaraja dhe Riadi do të ndërmarrin hapa për t’i çuar marrëdhëniet dypalëshe në një nivel shumë më të lartë. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.