🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,940 ▲ +0.33% ETH $2,245 ▲ +0.5% XRP $1.1665 ▼ -1.24% SOL $89.9400 ▼ -0.33%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

TURQI – Fidan: Aleanca e Mekës platformë që do të sjellë ndryshime rrënjësore

STAMBOLL, 20 shtator /ATSH-AA/ – Aleanca e Mekës mes tri vendeve do të jetë platformë që do të sjellë ndryshime rrënjësore, tha ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan duke shtuar se nisma ka arritur në një fazë të avancuar.

Duke folur për transmetuesin turk NTV mbi çështjet e politikës së jashtme, Fidan tha se pas aleancës – e formuar muajin e kaluar mes Turqisë, Arabisë Saudite dhe Pakistanit – qëndron “një vullnet shumë i fortë” dhe se Ankaraja po punon për ta kthyer këtë vullnet politik në veprim.

“Aleanca e Mekës është vërtet në një fazë të mirë. Ekziston një vullnet shumë i fortë i shprehur. Po punojmë me të gjitha forcat tona për ta vënë këtë vullnet në veprim”, tha Fidan.

“Aleanca e Mekës do të jetë një platformë që do të sjellë ndyrshime rrënjësore”, shtoi ai.

Fidan tha se janë duke u ndërmarrë hapa drejt institucionalizimit të aleancës, veçanërisht puna për krijimin e një sekretariati të parashikuar në marrëveshje dhe të një shtabi ushtarak në kuadër të saj.

Ai tha se përgatitjet e detajuara për të dyja strukturat “pothuajse kanë përfunduar” dhe se tri vendet kanë arritur një mirëkuptim të përbashkët mbi mënyrën se si do të funksionojnë ato.

Ai tha se, pasi të përfundojnë hapat e institucionalizimit, mund të zhvillohen bisedime me dy vendet e tjera themeluese për pranimin e anëtarëve të rinj.

“Është një aleancë e hapur për vendet e rajonit”, tha ai.

Fidan tha se nisma nuk synon të krijojë një bllok të ri rajonal kundër vendeve të tjera, por të vendosë një kuadër të përbashkët të mbrojtjes, të bazuar në mbështetjen rajonale.

Sipas tij, vizioni i Turqisë për rajonin është të bashkojë sa më shumë vende të jetë e mundur për të krijuar një mjedis besimi, për t’i trajtuar më me efektivitet problemet rajonale dhe për të parandaluar shfaqjen e krizave të reja.

“Pika bazë e nisjes për të gjitha këto është kërkimi i zgjidhjeve rajonale për problemet rajonale”, tha ai./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.