Rajoni

Turqi: Filloi gjykimi i 488 personave per ngjarjet e Grushtit te Shtetit

Në Ankara sot fillon gjykimi i 486 personave të akuzuar për ngjarjet në bazën ajrore ushtarake Akinxhi, në natën e 15 korrikut të vitit të kaluar, kur e ashtuquajtura FETO tentoi të kryejë grusht shtet në Turqi, lajmëroi agjencia Anadolia (AA).

Gjykimi i të akuzuarve, mes të cilëve janë edhe udhëheqësit e organizatës Fetullah Gylen, i cili qëndron në SHBA, më pas ish-komandanti i forcave ajrore, Akin Ozturk, disa nga personave më lartë të ranguar ë strukturën terroriste të të ashtuquajturës FETO, si Adil Oksuz, kemal Batmaz, Harun Binis. Nuretin Oruxha dhe Hakan Çiçek, si dhe pilotët të cilët më 15 korrik gjoja bombarduan disa lokacione në Turqi, në fazën e parë do të zgjasë deri më 29 gusht në hapësirat e Entit ndëshkues përmirësues Sinçan, në Ankara.

I akuzuari i parë për ngjarjet në bazën Akinxhi, mu afër Ankarasë, e cila ishte edhe qendër koordinimi i personave, në Turqi të karakterizuar si terroristë, në natën e 15 korrikut të vitit 2016, është Fetullah Gylen. I akuzuar i dytë është Akin Ozturk, ndërkaq i pason Kemal Batmaz.

Para gjykatës janë ndërmarrë masa gjithpërfshirëse të sigurisë, ndërsa afër hyrjes në ndërtesë janë tubuar shumë anëtarë të familjeve të viktimave dhe qytetarëve të plagosur në tentimin e përgjakshëm për grusht shtet.

Të akuzuarve do t’u gjykohet për tentim të rrëzimit të rendit kushtetues, pengim në punën dhe tentim për pamundësim të punës së Asamblesë së madhe popullore të Republikës së Turqisë, tentim për atentat ndaj presidentit të Turqisë, Rexhpe Taip Erdogan, tentim për rrëzim të pushtetit legjitim, menaxhim me organizatën e armatosur terroriste, robërim të oficerëve të lartë të ranguar, vrasje dhe plagosje të shumëfishta , rrezikim i qëllimshëm i sigurisë nacionale, si dhe bombardim i disa objekteve në vend, fillimisht në ndërtesën e Parlamentit, kompleksin e policisë speciale, operatorit staelitor TURKSAT me shfrytëzimin e aeroplanëve dhe helikopterëve ushtarak.

Nga numri i përgjithshëm i të akuzuarve, 461 ndodhen në paraburgim,. 18 do të mbrohen nga liria, ndërsa shtatë të akuzuar, ems të cilëve edhe lideri i të ashtuquajturës FETO, Fetullah Gylen, janë në arrati.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button