Turqi, shkarkohen 18 mijë nëpunës civilë para heqjes së gjendjes së emergjencës
Dekreti në fjalë shkarkon 199 akademikë nga universitetet anembanë vendit, sikurse më shumë se 5.000 pjesëtarë të Forcave të Armatosura.
Autoritetet turke në fakt, sipas asaj që deklaroi zyra e të Drejtave të Njeriut në OKB gjatë muajit mars, ka shkarkuar që prej puçit të dështuar ushtarak rreth 160 mijë nëpunës civilë.
Mes të ndaluarve apo të paraburgosurve, më shumë se 50 mijë vetë janë përballur me akuza formale dhe janë mbajtur në qeli edhe gjatë gjykimit.
Aleatët perëndimorë të Turqisë kanë kritikuar ashpër këtë fushatë spastrimi. Kritikët e presidentit Erdogan e akuzojnë atë se po e përdor grushtin e dështuar të shtetit si pretekst për të shtypur disidentët. Turqia, nga ana e saj, shpjegon se masat janë të nevojshme për të luftuar kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare.