⛅
Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,695 ▲0.05%
DOW 52,359 ▲0.76%
NASDAQ 26,303 ▼0.48%
NAFTA 98.75 ▲0.21%
ARI 4,152 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $81,900 ▼ -0.35% ETH $2,403 ▼ -0.09% XRP $1.3052 ▲ +0.25% SOL $104.7400 ▲ +0.34%
S&P 500 7,695 ▲0.05 % DOW 52,359 ▲0.76 % NASDAQ 26,303 ▼0.48 % NAFTA 98.75 ▲0.21 % ARI 4,152 ▼0.2 % S&P 500 7,695 ▲0.05 % DOW 52,359 ▲0.76 % NASDAQ 26,303 ▼0.48 % NAFTA 98.75 ▲0.21 % ARI 4,152 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Bota

TURQI – Shkarkohen drejtuesit financiarë pas krizës që preku mbi 455 mijë investitorë

– Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka shkarkuar drejtuesin e institucionit që mbikëqyr tregjet financiare në vend, pas pasojave të një krize që përfshiu fondet e investimit.

Mahmut Sütçü, kreu i Bordit të Tregjeve të Kapitalit (SPK), u largua nga detyra me një vendim të publikuar sot në Fletoren Zyrtare të Turqisë.

Sütçü paraqiti dje dorëheqjen, duke përmendur arsye shëndetësore.

Ndërkohë, zëvendësministri i Thesarit dhe Financave, Osman Çelik paraqiti dje veçmas kërkesën për pension, pa dhënë ndonjë arsye, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu”.

Sipas një vendimi të publikuar sot , edhe ai u zëvendësua.

Largimet nga detyra vijnë në një kohë kur Turqia po përballet me një krizë të fondeve të investimit, e cila nisi në shtator.

Në atë kohë, Bordi i Tregjeve të Kapitalit urdhëroi mbylljen dhe likuidimin e 131 fondeve të administruara nga shtatë kompani të menaxhimit të investimeve.

Sipas “Anadolu”, kriza preku më shumë se 455 mijë investitorë.

Prokuroria e Stambollit ka nisur një hetim për dyshime mbi parregullsi financiare dhe shpërdorim detyre.

Në mesin e personave të përfshirë në hetim janë ish-ministrja e Familjes, Fatma Betül Sayan Kaya, dhe ish-drejtuesi i Bordit të Tregjeve të Kapitalit.

Kaya dha dorëheqjen nga posti i saj në partinë në pushtet, AKP, pasi opozita e akuzoi atë dhe bashkëshortin e saj, se kishin përfituar shuma të mëdha nga fitime jashtëzakonisht të larta prej fondeve të investimit.

Më vonë, Kaya dhe bashkëshorti i saj u morën në pyetje nga prokurorët si persona nën hetim.

Bursa e Stambollit e mbylli dje tregtimin me një rënie prej gati 2,5%, pas njoftimeve për largimet nga detyra. Ditën e sotme, ajo rikuperoi një pjesë të humbjeve.

Shumë ekspertë të tregjeve financiare, e konsiderojnë këtë ngjarje një nga krizat më të rënda të tregut në historinë e afërt të Turqisë.

Ata paralajmërojnë se kriza mund të përhapet edhe në sektorë të tjerë, nëse nuk miratohen rregullat e nevojshme për të mbikëqyrur dhe kontrolluar tregjet financiare. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.