🌧️
Tiranë 6°C · Shi 26 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.22 ▼1.33%
ARI 4,401 ▲0.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,850 ▼ -3.41% ETH $2,066 ▼ -4.88% XRP $1.3627 ▼ -3.76% SOL $86.8000 ▼ -5.3%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.22 ▼1.33 % ARI 4,401 ▲0.56 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.22 ▼1.33 % ARI 4,401 ▲0.56 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Bota

Turqi, vazhdojnë bisedimet për luftën kundër ISIS

Ministri i Jashtëm Mevlut Çaushollu tha sot në një konferencë të përbashkët shtypi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, se bisedimet lidhur me kontributin e Turqisë për të luftuar militantët vazhdojnë.

Tanke te ushtrise turke ne kufirin me Sirine prane qytetit Kobani
Tanke te ushtrise turke ne kufirin me Sirine prane qytetit Kobani

Turqia përballet me trysni për të ndërhyrë në Kobani, i njohur gjithashtu me emrin Ayn al-Arab, një qytet sirian në anën tjetër të kufirit turk, ku grupi Shteti Islamik po ndeshet me luftëtarët kurdë prej disa javësh.

Parlamenti i Turqisë ka autorizuar veprime ushtarake në Siri dhe Irak, por forcat turke nuk kanë ndërmarrë asnjë hap kundër militantëve. Turqia thotë se nuk mund të pritet që ajo të kryejë e vetme një operacion tokësor kundër militantëve të shtetit islamik në Siri.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, tha se grupi Shteti islamik përbën kërcënim për Sirinë, Irakun, Turqinë dhe vendet e NATO-s.

Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s

“Është e rëndësishme që e gjithë bashkësia ndërkombëtare të jetë e bashkuar në këtë përpjekje afatgjatë. I mirëpres veprimet e vendosura të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara me shumë nga aleatët dhe partnerët, e mirëpres gjithashtu votimin e fundit në parlamentin turk për të autorizuar një rol akoma më aktiv të Turqisë në këtë krizë,” tha zoti Stoltenberg.

Ai tha se vendosja e zone të ndaluar për fluturimet në rajon nuk është ende çështje në shqyrtim.

Ambasadori i SHBA Brett McGurk dhe gjenerali në pension John Allen  takohen sot dhe nesër me zyrtarë turq për të kërkuar ndihmën e Turqisë në luftën kundër militantëve.

Ndërkohë, sulmet ajrore të udhëhequra nga SHBA vazhduan edhe sot në Kobani.

Po sot, ushtria australiane njoftoi se avionët e saj luftarakë kryen gjatë natës sulmet e tyre të para ajrore kundër grupit të Shtetit Islamik në Irak.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.