☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,676 ▲0.68%
DOW 52,322 ▲0.2%
NASDAQ 26,181 ▲0.87%
NAFTA 102.15 ▼1.08%
ARI 4,027 ▲0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,022 ▼ -0.78% ETH $2,316 ▼ -1.59% XRP $1.2934 ▼ -0.55% SOL $100.4900 ▼ -1.27%
S&P 500 7,676 ▲0.68 % DOW 52,322 ▲0.2 % NASDAQ 26,181 ▲0.87 % NAFTA 102.15 ▼1.08 % ARI 4,027 ▲0.48 % S&P 500 7,676 ▲0.68 % DOW 52,322 ▲0.2 % NASDAQ 26,181 ▲0.87 % NAFTA 102.15 ▼1.08 % ARI 4,027 ▲0.48 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Shkup, vdes shtetasi britanik, dyshohet për ebolën

Një shtetas britanik i dyshuar si i sëmurë nga ebola vdiq të enjten pasdite në Shkup, në Spitalin e Sëmundjeve Infektive.

ebola

Pacienti, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, tre ditët e fundit kishte dhembje stomaku dhe temperaturë 37.5 gradë, sipas burimeve nga spitali. Ai rrinte në një hotel në bllokun Mavrovasja.

Të enjten pasdite hoteli thirri ndihmën e shpejtë dhe britaniku u dërgua në spital, ku vdiq pas një kohe të shkurtër. Një shok i tij, po ashtu britanik, është shtruar në spital me simptoma të njejta.

Ministria maqedonase e Shëndetësisë tha se simptomat karaktersitike të ebolës janë temperaturat  38.5 gradë, megjithatë pacientët do të trajtohen si të sëmurë nga ebola. Atij do t’i bëhet autopsi ndërsa materialet do të dërgohen për analizë në një laborator jashtë vendit.

Autoritetet deri tani, nuk kanë mundur të përcaktojnë nëse viktima ka qëndruar në ndonjë vend të rrezikuar nga virusi. Ata thonë se gjasat janë të mëdha që ai të ketë vdekur nga ebola por nuk përjashtohet mundësia që të ketë qenë edhe ndonjë tjetër lloj ethe e rrezikshme.

Ekipe të posaçme shëndetësore janë duke kotrolluar të gjithë personat që kanë pasur kontakt me turistin britanik. Është bërë dezinfektimi i Klinikës Infektive ndërkohë që ndalohet hyrja në të. Hoteli ku qëndronin dy britanikët po mbahet në karantinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.