Rajoni

Turqia në prag të zgjedhjeve, analistët: Erdogan do të forcojë pushtetin

Vetëm në këto ditë të fundit të fushatës, televizioni kombëtar turk, besnik i presidentit të vendit, ka arritur të thyejë rekordin dhe të transmetojë fushatën e Erdogan 44 orë rresht.

Turqia ndodhet mes një udhëkryqi, teksa Erdogan po shtron rrugën për pushtet të përqendruar në duart e tij. Ditët e fundit, presidenti është në tentativa për të ndryshuar kushtetutën, duke shfuqizuar kështu parlamentarizmin dhe duke sjell në vend aromën e një diktaturë.

Dhe ky skenar po ndodh vetëm disa ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të së dielës, ku partia AKP, e cila ka shumicën e vendeve ne parlament, njëkohësisht edhe partia që i hapi rrugën Rexhep Tajip Erdoganin për president, ka gjasë të marrë goditje, shprehen analistët.

Teksa votimet do të mbahen në 7 qershor, rezultati i tyre do të flasë vetë, sepse Erdogan, pushteti dhe pasuria e tij duket të jenë të vetmet çështje në mendjen e votuesve.

Rreth 90 minuta larg nga veriperëndimi i Stambollit, ka qenë një zonë e paprekur, e çmuar për liqene dhe pyje me drurë të lartë e të dendur, por tani peizazhi është transformuar, nga ajo që Erdogan, presidenti i Turqisë, po e shndërron në një nga ndërtimet më të mëdha në botë: pallatin e tij mbretëror me përmasa faraonike. Rreth 2.5 milionë pemë janë duke u pastruar nga një sipërfaqe prej 15.000 hektarësh. Kamionët punojnë 24 orë në ditë. Banorët e zonës prej kohësh i kanë oraret e gjumit të pakta, janë të mbytur nga zhurma dhe punëtorët.

“Pyjet janë zhdukur, fshatrat janë të zhdukur, bagëtia po ashtu, thotë një bujk i zonës. E ndërsa analisti kryesor politik në vend Cengiz Çandar shprehet: “Kjo është ajo që Erdogan e quan ‘Turqi e re’. Kjo ka të bëjë më shumë me trashëgiminë e tij dhe në fakt presidenti ynë është shumë ambicioz. Ai ka nevojë vetëm për një presidencë të fortë, por gjithashtu ai i përjeton edhe akuzat për korrupsion dhe ka nevojë për mbrojtje. Madje shume turq druhen se këto  mund të jenë zgjedhjet e fundit të Turqisë, para një diktature”, shprehet analisti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button