Turqia, sistemi rus i raketave dhe industria e armëve
Partnerët e Turqisë në NATO po paralajmërojnë Ankaranë se sistemet e mbrojtjes të Aleancës Atlantike mund të komprometohen nëse instalohen raketat S-400.
Megjithatë, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu dhe një këshilltar i lartë presidencial, duke folur në mënyrë anonime, këmbëngulin se blerja planet për blerjen e raketave ruse nuk do të ndryshojnë. Megjithatë, zoti Cavusoglu ka lënë të kuptohet se Ankaraja mund të blejë edhe sistemin amerikan Patriot.
Disa vëzhgues thonë se vendimi i Ankarasë për t’iu drejtuar Moskës për blerje armësh është rezultat i faktit që aleatët e Turqisë nuk dështojnë të ndajnë teknologjinë e tyre me Turqinë.
“Rusia ofron altyernativën më të mirë”, tha profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Huseyin Bagci në Universitetin Teknologjik të Lindjes së Mesme në Ankara.
“Nëse vendet perëndimore, vendet e NATO-s, do të siguronin transferimin e teknologjisë, atëherë Turqia do të kishte blerë prej tyre. Zgjedhja strategjike e Turqisë nuk është vetëm të blejë, por edhe të shesë armë. Pse amerikanët nuk e ndajnë teknologjinë e tyre? Disa vende evropiane, si Britania, po bëjnë hapa të mirë në këtë drejtim.”
Ankaraja përmend ngurrimin e Uashingtonit për të lejuar ndarjen e teknologjisë dhe prodhimin e përbashkët si shkak për dështimin e bisedimeve të mëparshme për blerjen e sistemit Patriot. Dështimi e bisedimeve e bëri Ankaranë që së pari të shqyrtonte blerjen e një sistemi kinez dhe më në fund të favorizonte sistemin rus S-400.
Në përpjekjet diplomatike për të ndalur blerjen e sistemit S-400, Ndihmës Sekretari amerikan i Mbrojtjes Kevin Fahey u tha gazetarëve këtë javë se Uashingtoni mund të tregohet më elastik. “Turqia ka patur interes për sistemin Patriot, prandaj ne kemi kohë që punojmë për të parë se si mund ta realizojmë këtë”, tha ai.
Megjithatë, analistët thonë se Ankaraja është e vetëdijshme se çdo marrëveshje për raketat Patriot duhet të miratohet nga Kongresi, i cili gjithnjë e më shumë po mban një qëndrim të ashpër ndaj Turqisë. Ligjvënësit e SHBA tashmë po kërcënojnë të bllokojnë livrimin e avionëve amerikanë F-35. Në të kaluarën, shumë marrëveshje me Turqinë për blerje armësh janë bllokuar ose shtyrë nga Kongresi.