Turqia tërheq ambasadorin nga Vatikani ‘për konsultime’
Nuk kaluan veçse pak orë nga komentet e Papa Franceskut në 100-vjetorin e vrasjeve masive të armenëve dhe Turqia ndërmori një hap ekstrem, duke tërhequr ambasadorin e saj nga Vatikani, siç tha, për konsultime.
Gjate meshes ne Baziliken e Shen Pjetrit te dielen, Ati i Shenjte e cilesoi masakrimin 1.5 milione armenëve si “genocidin e pare te shekullit te 20-te”. Kryeministri turk Ahmet Davutoglu u shpreh se kjo deklarate i ka ndërlikuar marrëdhëniet mes Kishës Katolike dhe Turqisë, çka u pa qarte me largimin e ambasadorit Mehmet Paçaçi.
“Ne presim që udhëheqësit fetarë të bëjnë thirrje për paqe, dhe të shmangin islamofobinë. Deklaratat e papës janë një keqinterpretim dhe keqlexim i historisë, duke njohur dhimbjen e një grupi dhe duke mospërfillur atë të të tjerëve. Kjo deklaratë i hap rrugën shtimit të racizmit në Evropë dhe akuzon myslimanët dhe turqit për një krim kolektiv. Momenti kur bëhet kjo deklaratë është i gabuar dhe i papërshtatshëm” , tha Ahmet Davutoglu, kryeministri turk.
Pohimi i sinqerte i Papes argjentinas u mireprit nga ana tjeter prej kryetarit te shtetit armen, Serzh Sargsyan, i cili ishte i pranishëm ne predikim. Ati i Shenjte, tha Sargsyan, i dergoi nje mesazh të fuqishëm te gjithe komunitetit ndërkombëtar. Me fjalet e tij, Papa tregoi se genocidi që nuk dënohet dhe nuk pranohet përbën një kërcënim për të ardhmen. Vetëm lidere me parime, te cilet vënë vlerat mbi interesat e tyre, mund të na udhëheqin drejt një bote pa krime kundër njerëzimit, tha presidenti armen.
Turqia ka pranuar se armenë të krishterë gjetën vdekjen në përplasjet me turqit osmanë, por mohon me zemerin qe kjo masaker perben genocid. sipas Ankarase, numri i te vdekurve eshte hiperbolizuar ndersa te vraret duhen konsideruar viktima të luftës civile dhe trazirave.