☁️
Tiranë 10°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.44 ▲3.99%
ARI 4,010 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $81,067 ▼ -0.96% ETH $2,385 ▼ -1.01% XRP $1.2937 ▼ -2.05% SOL $102.8100 ▼ -1.34%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

‘Monstra’ mbahet pezull nga vendimi i Prokurorisë së lartë

Procedura gjyqësore e rastit “Monstra” vazhdon të zvarritet në Gjykatën e Apelit. Edhe pas 4 muajsh, Prokuroria e Lartë nuk ka shprehur mendimin rreth lëndës. Ekspertët juridikë theksojnë se tashmë janë kapërcyer të gjitha afatet e arsyeshme ndërkohë që hedhin dyshime se një gjë e tillë ndodh për arsye politike.

“Lënda ka ardhur në shkallën e dytë , mbi 3-4 muaj zvarritet, Gjykata e Apelit në Shkup assesi nuk e sjell vendimin. Fillimisht është papërgjegjësi e pushtetit gjyqësor që të zvarritet lënda kaq gjatë, 3 vjet të mos ketë vendim të plotfuqishëm. Assesi nuk ka arsye përse gjykata e shkallës së dytë të mos vendos, me siguri se gjykata e shkallës së dytë nuk ka prova të mjaftueshme dhe nuk ka gjendje të konstatuar adekuate për shpalljen e personave në fjalë si fajtorë. Këtu në pyetje janë lojëra politike, prapavijë politike. Kanë kaluar të gjitha afatet, lënda nuk zbërthehet, personat janë në paraburgim, ndërkaq paraburgimi është shndërruar në vuajte të dënimit me burgim. Ka përgjegjësi të veçantë vetëm për zvarritjen e lëndës dhe mos shqyrtimin ankesës dhe sjelljes së vendimit meritor për këtë çështje”, deklaroi Osman Kadriu, ekspert juridik.

Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari, në një deklaratë para 1 muaji pati theksuar se shqyrtimi i lëndës në Prokurorinë e Lartë është nga fundi.

“Tani në procedurë e sipër është lënda në gjykatë të shkallës së dytë. Pritet këto ditë për aktgjykimin të gjykatës të shkallës së parë mendimin e vet ta shpreh ashtu siç kërkon Ligji për procedurë penale, prokuroria e lartë. Informatat e mia flasin se lënda në këtë prokurori, është nga fundi. Mendimi i prokurorisë do ti dorëzohet gjykatës së shkallës së dytë apo trupit gjykues që i njëjti të vazhdojë me procesuimin respektivisht me shqyrtimin e ankesës”, deklaroi kohë më parë Adnan Jashari, Ministër i Drejtësisë.

Ekspertët juridikë presin që Gjykata e Apelit të rrëzojë vendimin e shkallës së parë, që ngarkon të dënuarit me terrorizëm. Sipas tyre, në mungesë të provave, e pakta që mund të bëjë Apeli është kthimi i lëndës për shqyrtim, në të kundërt ,sipas tyre mund të vihet në pikëpyetje stabiliteti i vendit dhe përkeqësimi i marrëdhënieve ndëretnike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.