Rajoni

Tusk: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk deklaroi dje se shpresonte që kapitujt e parë të bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në BE do të fillonin shumë shpejt pasi nuk kishte alternativë tjetër më të mirë për të ardhmen e Ballkanit sesa në union.

Gjatë një konference shtypi me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiç në Beograd, shefi i Këshillit Evropian u shpreh i kënaqur për përparimin e vendit ballkanik drejt rrugës për në BE.

”Jam i bindur se Vuçiç do të bëjë gjithçka për ta sjellë Serbinë sa më afër Bashkimit Evropian, një marrëdhënie me vlera të mëdha për ne”, theksoi Tusk.

”E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE dhe nuk ka alternativë tjetër më të mirë për rajonin dhe për të gjithë ne”, nënvizoi ai

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button